E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Me 1 korrik rriten rrogat dhe pensionet Eva Gjura

Qeveria do te miratoje se shpejti vendimin per rritjen e rrogave dhe pensioneve ne vend. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit te PD-se. Duke u ndalur me konkretisht ne kete vendim, kreu i qeverise e ka cilesuar kete akt deshmi te performances se suksesshme te ekonomise shqiptare dhe te reformave te zbatuara prej saj. "Kam kenaqesine t'u konfirmoj se jane bere perllogaritjet e fundit dhe ne mbledhjen pas kesaj te merkure, qeveria vendos per rritjen e rrogave dhe pensioneve ne vend. Rritja e rrogave dhe pensioneve eshte nje akt madhor, premtim madhor ne politiken sociale te kesaj mazhorance dhe te kesaj partie", - u shpreh kryeministri. Sipas kryeministrit, rritja e rrogave dhe pensioneve vjen pas sukseseve qe ka shenuar gjate ketyre viteve ekonomia shqiptare. "Ne vijme ne kete prag vere, pasi perjetuam dimrin me te veshtire te 27 viteve te fundit. Perseri me mundesine e plote per rritjen e rrogave dhe pensioneve, pa marre qofte dhe nje qindarke te vetme borxh per rritjen e tyre. Ne vijme ne kete prag vere, pasi me qindra projekte ne infrastrukturen publike rrugore, te ujit, te energjise, infrastruktures dixhitale kane leshuar dhe po leshojne shtat cdo dite e me shume. Ky eshte modeli, te cilin vendosem ne, ky eshte modeli i cili i qendroi veshtiresive me te medha te nje krize multidimensionale, te shumanshme qe ka pllakosur Euvropen dhe qe do te vazhdoje me sa duket per jo pak vite", - u shpreh kreu i mazhorances. Per kreun e qeverise shqiptare ka ndjekur modelin qe bazohet ne ligjet dhe ne praktikat me te mira dhe qe ben te mundur rritjen e te ardhurave, e investimeve, rritjen e rrogave, e pensioneve, qe ben te mundur ndryshime kolosale te infrastruktures. Me tej, Berisha ka theksuar faktin se per shkak te krizes europiane, renia e cmimit te mallrave ne Europe, ka bere qe cmimet ketu te ulen, me shume se asnjehere tjeter, por ketu, shton ai, - ka ndikuar edhe prodhimi i rritur ne vazhdimesi. Berisha tha se infrastruktura ka dhene nje ndihmese te madhe ne tregtimin e prodhimeve. Kryeministri ka shtuar faktin se duke u rritur rrogat dhe pensionet me 5% do te thote me shume te ardhura dhe me shume fuqi blerese. "Kjo perben nje rritje te ndjeshme te fuqise blerese shqiptare te 820 mije familjeve shqiptare, te cilat nga data 15 korrik e ne vazhdim do te marrin me shume se para dates 15 korrik. Shqiptaret jane fatlume qe keto vendime, keto akte madhore qe prekin direkt jeten e tyre te perditshme, kursimet dhe mireqenien e tyre", - tha Berisha. Duke sulmuar kryetarin e PS per qendrimet e tij bllokuese, Berisha u shpreh se, nese do te ishin dhe keto ne ligjin e konsensusit, jo qe rrogat nuk do te rriteshin, por do te uleshin, jo qe nuk do te miratoheshin, por do te bllokoheshin, sic u tentua te bllokohej tuneli i Kerrabes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›