Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Kemi dhënë konsensus, parlamenti të veprojë
TIRANE-Deputeti socialist Damian Gjiknuri, bashkëkryetar në Komisionin për Reformën Zgjedhore deklaroi sot se PS është gati të përfundojë 2 cështjet e fundit të mbetura pezull në tryezë.
Gjiknuri gjate nje prononcimi për shtyp theksoi se është e lehtë të akuzosh palën tjetër, duke iur referuar kështu deklaratave të një dite më parë nga kryeministri Berisha, por shtoi se, e majta e ka dhënë konsensusin dhe nuk e ka mohuar kurrë këtë.
Më tej, bashkëkryetari për Komisionin për reformën Zgjedhore kërkoi që parlamenti të mandatojë fillimin e punës për këtë reformë si dhe të përcaktojë javën që vjen një afat rreth kësaj cështje.
Një ditë më parë, kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e PS se tenton të bllokojë punën mbi Reformën Zgjedhore, ndërsa ftoi PS të të bashkëpunojë në përfundim të refomave të nisura.
(d.b/BalkanWeb)