E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Me flete rrufene per financat piktori deshmon padije

Kryeministri Berisha ka komentuar sot në profilin e tij në rrjetin social Facebook platformën e publikuar po në këtë rrjet nga Rama për reformën në sistemin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik. Sipas Berishës, Kryeministri i zgjedhur përmes këtij publikimi dëshmoi paditurinë e tij ndaj financave publike. Berisha thotë se për çdo njeri që njeh abc-në e financave publike është e qartë si drita e diellit se në financat publike të Shqipërisë çdo qindarkë hyn nëpërmjet bankave dhe vetëm bankave dhe çdo qindarkë shpenzohet nëpërmjet thesarit dhe vetëm thesarit, i cili mund të kontrollohet on-line nga çdo qytetar.  Kryeministri shkruan se “piktori financat i ngaterron me ngjyrat mavi, zymtësi dhe vrer”
Mesazhi i plotë i Kryeministrit Berisha në Facebook Piktori lexon financat publike si Ungjillin sipas Canit apo Kuranin sipas Cacit! Te dashur miq, ne flete rrufene e tij per financat "piktori" deshmon padije, vrer dhe injorance totale ne çdo fjale dhe fraze te tij. Per çdo njeri qe njeh abc-ne e financave publike eshte e qarte si drita e diellit se ne financat publike te Shqiperise çdo qindarke hyn nepermjet bankave dhe vetem bankave dhe çdo qindarke shpenzohet nepermjet thesarit dhe vetem thesarit, i cili mund te kontrollohet on-line nga çdo qytetar. Per Shqiperine dhe per çdo vend tjeter te lire te botes, perfshire ketu dhe SHBA, prodhimi i brendshem, borxhi publik dhe tregues te tjere kryesore fiskal ekonomike perllogariten dhe publikohen se paku nje here ne vit nga Banka Boterore, FMN dhe per vendet europiane edhe nga Komisioni Europian. Por "piktori" financat i ngaterron me ngjyrat mavi, zymtesi dhe vrer. Ai i lexon ato si Ungjillin sipas Canit (Çimit) apo Kuranin sipas Cacit. Prisini, prisni, ky eshte ndryshim!! Padije, vrere dhe urrejtje ne veprim! sb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›