E Diel, 1 Nëntor 2026

KFOR-i dhe EULEX-i i dinë rrugët e kontrabandës, nuk i pengojnë

Kosova, foto arkiv

Mbi dhjetë rrugë në veri të Kosovës po shfrytëzohen për kontrabandën e mallrave nga Serbia.

Këtë fakt e raporton Koha Ditore, e cila ka siguruar skica dhe raporte të dhjetëra rrugëve të hartuara nga autoritetet e rendit.

Ato shfrytëzohen për futjen e naftës, cigareve, e mallrave të tjera ushqimore.

Marrja nën kontroll e portave kufitare 1 dhe 31 në Bërnjak dhe Jarinjë, më 27 korrik të vitit të kaluar, nga ana e autoriteteve ndërkombëtare nuk e ka ndalur kontrabandën.

Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i dinë për to, por nuk është bërë asnjë hap serioz për bllokimin e këtyre rrugëve alternative.

Rajoni i Zubin-Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit shfrytëzohet për kontrabandë dhe krim të organizuar, shkruan Koha Ditore.

/Koha Ditore/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›