E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Me turqit lidhje të fuqishme gjaku. U lënduan patriotët pa atdhe

TIRANË- Patriotë pa atdhe i ka quajtur kreu i qeverisë, Sali Berisha gjithë ata që u ndien të lënduar nga deklarata e tij gjatë vizitës në Turqi për lidhjen e fortë të gjakut mes dy popujve.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, Berisha ka kujtuar thënien e shqiptarit gjaku ujë nuk bëhet duke u kujtuar se në Turqi ndodhen 6 milionë shqiptarë dhe mes vendeve numërohen mijëra martesa.

Meqenëse disa patriot pa atdhe janë ndjerë të lënduar se pse unë kam folur për lidhje gjaku u them këtyre që shesin injorancën e tyre cdo ditë në shkrime se cila është origjina e fiseve ilire dhe ajo e fiseve turke është qartësisht e njohur, por të mendosh se vetëm gjaku i fiseve qenka lidhja e vetme e gjakut është qesharake, janë mbi 6 milionë shqiptarë në Turqi, me miliona martesa dhe është botërisht pasioni i turqve për të marrë shqiptare, e kanë këtë- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›