Mandati i PS, Berisha: Rama, akuza absurde
TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka deklaruar sot se maxhoranca nuk ka asnjë qëllim të grabisë mandatin e opozitës, por garanton se kësaj cështjeje do ti jepet zgjidhje në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën.
Ai ka akuzuar Ramën për sulme absurde ndaj tij dhe shumicës, duke theksuar se maxhoranca nuk mund të pranojë ti diktohen rregulla sui generis si i dikton Rama në partinë e tij.
Lanë të digjen të gjitha afatet për tiu drejtuar Gjykatës së Apelit nëse ishte bërë padrejtësi nga KQZ dhe kërkojnë të bëjnë gjykatës komisionin e Rregullores që ska asnjë tagër përvec se ti drejtohet parlamentit me mendimin e tij, kërkojnë të bëjnë kryegjykatëse kryetaren e Kuvendit vetëm për akuza politike. Kjo maxhorancë është e detyruar të respektojë ligjet e vendit, ndaj kërcënimi se do bllokojë reformën, i them se nëse merr pjesë në reforma për hir të maxhorancës dhe e konsideron veten argat të maxhorancës asnjë ditë mos bashkëpuno. Nuk e kemi argate opozitën ne, ajo është sovrane- tha Berisha.
Sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese është shprehur për një rast analog, atëherë të respektohet vendimi, por deri sot kreu i grupit parlamentar si faktojnë procesverbalet i është kundërvënë vendimit të kushtetueses.
Rama do ti zgjidhë në mënyrën e tij në mospërfillje të plotë të kushtetutës dhe ligjeve të vendit dhe ka një muaj që akuzon këtë shumicë që do ti marrë mandatin dhe se e kemi problemin te zgjedhja e presidentit. Beteja që bëhet është se si ti bashkojë aleatët me Bamirin dhe i la pa mend. I ka mbajt deri tani me mashtrime dhe tani u thotë shkoni te Bamiri-tha ai.