E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mediat abuzuan me Gerdecin

Kryeministri Berisha akuzoi diten e djeshme nje pjese te medias se kane manipuluar me tragjedine e ndodhur 6 dite me pare ne Gerdec. Kreu i qeverise, ndonese falenderoi mediat per punen e bere gjate kesaj tragjedie, nuk ngurroi te cilesoje nje pjese te gazetareve si mercenare dhe zedhenes te mafies, qe ate dite therrisnin "Rrofte vdekja, poshte qeveria".
"Nuk do te isha ky qe jam ne rast se nuk do te shprehja ketu habi ndaj disa zedhenesve, mercenareve te mafies, gazetare qe, duke shkelmuar ne menyren me te turpshme mbi moralin njerezor, kercenin nga gezimi ne ekranet e tyre dhe manipulonin me fatkeqesine e viktimave, ma thane edhe familjaret", deklaroi Berisha, duke shtuar se ne studiot televizive u shfaqen edhe persona te dehur qe komentonin ngjarjen. Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, Berisha i akuzoi keto media se ishin te paguara per te shfaqur ate lloj informacioni. Sipas Berishes, cdo njeri eshte i lire ta doje ose ta urreje nje qeveri, por nuk mund te gezohet per ngjarje te tilla te hidhura. Nga ana tjeter, Berisha deklaroi se ndonese dhe pas kesaj do te vazhdonte ta respektonte lirine e medias. "E theksoj se edhe ne rast do te dalin lakuriq ne ekranet e tyre, le ta bejne, ne do te respektojme linjen e tyre", e permbylli Berisha dje fjalen e tij ne mbledhjen e qeverise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›