Pajaziti: S'ka kompromise me grupet e huliganeve ne Mitrovice

Institucionet e Kosoves dhe mekanizmat e pranise nderkombetare jane te vendosura qe te mos bejne kompromise me askend, kur eshte ne pikepyetje siguria, zbatimi i ligjit dhe teresia territoriale e Kosoves. Keshtu eshte shprehur dje ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, ne nje interviste per Radion Evropa e Lire.
Si e vleresoni gjendjen ne pjesen veriore te Mitrovices, ku dje ka humbur jeten nje pjesetar i Policise se UNMIK-ut?
Sic jeni ne dijeni, ka pasur ngjarje qe na kane shqetesuar seriozisht, per shkak se grupe te caktuara ka dite qe po i cenojne institucionet tona, ndersa dje eshte perdorur dhuna nga nje grup i caktuar huliganesh. Po ashtu, kemi pasur nje angazhim te shtuar te mekanizmave te KFOR-it dhe te Policise se UNMIK-ut, per ta rikthyer gjendjen ne normalitet dhe si rezultat i kesaj ka pasur disa te burgosur, te cilet kane pasur qasje te uzurpimit te institucionit te gjykates dhe si pasoje kemi pasur reagime te dhunshme te nje pjese te qytetareve, te cilet e kane vene ne rrezik jeten e bashkeqytetareve te tyre, si dhe sigurine dhe jeten e perfaqesuesve te mekanizmave te sigurise nderkombetare. Si pasoje, kemi shume te lenduar dhe kemi edhe nje polic te vrare.
Si paraqitet gjendja e atjeshme? A eshte kjo gjendje e menaxhueshme dhe sa mund t'i kthehet normalitetit Mitrovica dhe pjesa veriore e Kosoves?
Gjendja duket me e qete. Duhet thene se ne jemi te perkushtuar per ta rikthyer gjendjen ne normalitet. Duhet ta kene te qarte te gjithe ata qe vene ne pikepyetje sundimin e ligjit, qe nuk do t'u lejohet kjo gje tutje. Eshte nje perkushtim i madh i bashkesise nderkombetare, ne kete drejtim i Policise se UNMIK-ut dhe KFOR-it. Ka mbeshtetje te mjaftueshme nderkombetare per ta realizuar nje ambient te sundimit te ligjit dhe nje ambient ku nuk duhet lejuar grupeve te huliganeve te manipulojne me institucione, me pronen e qytetareve dhe sidomos ta vene ne rrezik jeten e bashkeqytetareve te tyre. Institucionet tona me kujdes po e shikojne kete situate. Reagimi jone vazhdon te jete i matur, duke pasur parasysh dhe duke kuptuar se nje pjese e qytetareve serbe jane shume te manipuluar, jane te kercenuar dhe jane ne pozite te veshtire. Ne u bejme thirrje te gjithe atyre qe te pakten te kene ne konsiderate, te mos lejojne te bien ne aventura te tilla, ku rrezikohet jeta e qytetareve dhe ku do te detyrohen institucionet perkatese te sigurise te marrin masa ne kete drejtim.
Sa kane ndihmuar ne pershkallezimin e situates deklaratat dhe vizitat e zyrtareve dhe ministrave te ndryshem nga Beogradi neper enklavat serbe?
Kjo eshte fatkeqesi qe perfaqesues politike te Qeverise se Beogradit e kane ne fjalorin e tyre gjuhen qe eshte perdorur me heret, ne kohen e Milloshevicit. Ata, po ashtu, nuk mund ta kuptojne qe ne e kemi shpallur shtetin tone te pavarur dhe kjo tashme eshte pune e kryer. Politikane serbe te ndryshem dhe perfaqesues aty-ketu religjioze po mundohen ta paraqesin nje pasqyre tjeter per ne, per institucionet tona dhe ata po manipulojne ne nje forme shume te rrezikshme me nje pjese te qytetareve dhe kjo po ndikon dukshem ne situaten e tille, e sidomos ne poziten e qytetareve serbe ne Kosove. Ata po punojne qe ta izolojne edhe me tutje komunitetin pakice serb ne Kosove dhe nese vazhdohet keshtu, ata po marrin pergjegjesi shume te rrezikshme mbi vete. Ne nuk do te bejme kompromis per sa i perket ceshtjeve qe tash jane te kryera dhe nuk do te bejme kompromis sidomos me njerez qe jane nga rruga dhe qe jane thjesht grupe te caktuara huliganesh.
Parashihet qe pas kalimit te tranzicionit, shume kompetenca qe i ushtron UNMIK-u te kalojne te Qeveria e Kosoves. Ne raste te tilla, sa eshte e gatshme qeveria dhe sa jane te gatshme institucionet e Kosoves qe te marrin pergjegjesi per zhvillimet e ngjashme, sic ishin ato dje ne Mitrovice?
Institucionet tona jane te gatshme ta marrin mbi vete gjithe procesin. Kete e kemi thene disa here. Po ashtu, ne jemi te gatshem dhe kemi filluar te bashkepunojme ngushte edhe me misionin e ardhshem te BE-se ne Kosove. Projekti yne i ndertimit te shtetit te ri te Kosoves eshte nje projekt i koordinuar mire me qytetaret, shtetet perendimore dhe ne do te vazhdojme te jemi ne bashkepunim te ngushte me ta. Institucionet tona, ne mbeshtetje te fuqishme nga misioni i ardhshem i BE-se ne Kosove, do te jene te gatshme te perballen me cdo sfide. Ne fakt, jemi te gatshem te menaxhojme jo vetem me situaten ne Kosove, por me procesin tone kah integrimet evropiane dhe procesin e konsolidimit edhe me tej te angazhimeve te tjera te bashkepunimit ne regjion dhe me gjere.
Cila do te jete pergjigjja e vendoreve dhe e nderkombetareve ne perpjekje te vazhdueshme te Beogradit, qofte per te krijuar rajone autonome serbe ne Kosove, apo edhe per ndarjen e Kosoves?
Axhenda jone eshte axhende e qarte e ndertimit dhe e avancimit te institucioneve tona, te shtetit tone, te Republikes se Kosoves. Ato qe tentohen te behen nga jashte, sidomos nga Beogradi, jane plotesisht te parealizueshme. Pasqyra qe po mundohen ta paraqesin ata si konfliktuale, eshte nje pasqyre qe tashme e kane kuptuar te gjithe. Ne po perkujdesemi qe ta rikthejme sundimin e ligjit ne te gjitha pjeset e Kosoves dhe, cka eshte me rendesi, ne nuk do te lejojme qe nga veprimet e tilla te komprometohet procesi yne. Jemi te sigurt ne rrugen tone, jemi te mbeshtetur fuqishem dhe nuk ka asnje dileme qe ne nuk do te kemi progres te theksuar.