E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Merkel dhe Sarkozi do vizitojne Shqiperine

26-09-2010 / Gazeta 55

Dy personalitetet me te rendesishme te Bashkimit Evropian kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikola Sarkozi pritet te vizitojne shume shpejt vendin tone. Lajmi i eshte konfirmuar kryeministrit Sali Berisha gjate takimeve qe ka zhvilluar ne Nju Jork me Merkel dhe Sarkozi. Nga axhenda per te vizituar Shqiperine nuk perjashton as kryeministri japonez Kan i cili i ka deklaruar personalisht kreut te ekzekutivit shqiptar Berisha per nje vizite zyrtare ne Tirane.
U takova me Presidentin e Frances Nikola Sarkozi Kryeministrin e Japonise Kan. Qe te dy keta personalitete te shquara me premtuan ne menyre te prere qe do te vizitonin Shqiperine sikunder me duhet te theksoj se nje premtim te tille te prere e ka bere dhe kancelaria Angela Merkel qe e ka vendosur Shqiperine ne agjenden e saj te vizitave per vitin qe vjen- u shpreh kryeministri Berisha ne mbledhjen e qeverise te zhvilluar dje pasdite.
Prezantimi ne samitin me te rendesishem boteror te OKB-se i reformave ekonomike ligjore dhe pershtatja e objektivave integruese te Shqiperise ben qe personalitete te shquara te vendeve te bllokut 27 anetaresh te konsiderojne perpjekjet e vendit te vogel te ballkanit per te kurorezuar me sukses ambicien e madhe te integrimit ne BE.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›