E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lutaj Policia e Shtetit po komprometon paanesine

Fushata elektorale paraprihet nga sulmi politik. Ne vemendje ministri Lulzim Basha

Akuzat e bera nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti kane gjalleruar debatin politik qe vijon te ndertohet mbi akuzen publike. Reagimet kunder Partise Socialiste te Ministrise se Brendshme lidhur me kontrabanden e naftes jane hedhur poshte nga deputeti Pirro Lutaj. Dje Lulzim Basha ne vend qe tu pergjigjej akuzave per kontrabande naft ne adrese te nje vartesi te tij nxitoi te nxirrte zedhenesen e Policise se Shtetit per te sulmuar Partine Socialiste. Lulzim Basha nuk ka nevoje ti ktheje pergjigje Partise Socialiste pasi nuk jemi ne qe i kemi ngritur akuzat. Akuzen per perfshirjen e drejtperdrejte te Agron Kuliqit ish-bodyguard i Sali Berishes dhe sot zevendesdrejtor i pergjithshem i Policise se Shtetit ne kontrabanden e naftes e beri nje perfaqesues i mazhorances dhe ish-minister i Ekonomise Dritan Prifti u shpreh Lutaj ne nje deklarate qe ka edhe permbajtje sqaruese. Per te lene menjane kete aspekt paradoksal te reagimit te Ministrise se Brendshme deputeti socialist ka ecur me tej per te theksuar momentin me te rende ne kete situate e qe eshte mosreagimi i organeve te specializuara pas akuzave konkrete te Dritan Priftit. Eumlshte absurde qe asnje institucion nuk vihet ne levizje madje Policia e Shtetit ne vend qe te veproje del dhe mbron te akuzuarin. Lulzim Basha nuk mund te fshihet. Si minister duhet te jape pergjigje ndaj akuzave te kolegut te tij ne Parlament dhe ish-kolegut te tij ne qeveri. PS i ben thirrje Prokurorise te nise menjehere hetimet per kete akuze shume te rende qe vjen nga nje deputet dhe ish-minister i kesaj mazhorance u shpreh Lutaj i cili ka bere edhe nje apel ndaj policise. Kthimi i vemendjes te Lulzim Basha duket se luan rolin e nje politike parandaluese per sa kohe qe ky i fundit eshte nje nga emrat e perfolur si kandidat per Bashkine e Tiranes. Po keshtu mesazhi per Policine e Shtetit qe po komprometon rende imazhin dhe paanesine e saj politike paralajmeron shqetesime politike qe ka gjase te fitojne peshe tjeter ne periudhen elektorale. Me te njejten gjuhe eshte shprehur dje edhe anetarja e Asamblese se PS-se Megi Ajtyresa e cila ka replikuar me deputetin demokrat Genc Strazimiri. Ky zoteria Strazimiri do te ishte mire te thoshte se cfare di lidhur me Agron Kuliqin zevendesdrejtor policie dhe ish-truproja e Sali Berishes tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›