E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini u kerkon bashkive 5 milione euro per protestat

26-09-2010 / Nga Leonard Quku

Po behet e deshperuar rezistenca e Edi Rames ndaj vendimit per heqjen e vizave. I sigurt se pas ketij vendimi per te dhe per provincialet e tij neper bashkite e rretheve troket pensioni politik Edvini ka kerkuar 5 milione euro fond ne menyre qe te ndalet turpi i trete me protestat por edhe qe te mund te mblidhet ky fond si njefare sigurimi ne rast se sdo kete asnje menyre tjeter per te mbetur ne politike

Rinisja e protestave bolshevike gjate tetorit ku si shembelltyre merret revolucioni leninist i tetorit te 1917-es ne Rusi ka nxjerre ne pah krizen e madhe qe ka pllakosur strukturat e brendshme te Partise Socialiste. Pas dy deshtimeve te njepasnjeshme me turin e gjate te protestave ate te dimrit dhe pranveres kete here Edvini po mendohet te hyje seriozisht ne nje ujdi me drejtuesit vendore per te siguruar kapitalin e nevojshem financiar permes te cilit do arrihet kaplimi i qendrimit refraktar te masave popullore. 5 milione euro eshte shifra qe Edi Rama iu ka kerkuar bashkive socialiste ne ate pjese te vendit per te shmangur turpin e zakonshem te tij dhe protestave populiste sa ne rrugica bulevarde te ngushta dhe ato shkretetire dhe rezultati ka qene i njellojte humbje Ne skenarin e Edi Rames Spartak Ngjeles apo edhe Skender Gjinushit po shfrytezohet periudha e lire e muajit tetor shume domethenese kjo per aspiratat e kombit dhe te interesit te perbashket te shqiptareve por me idene e domethenies historike cka nenkupton se protestat leniniste pretendohet te tejkalojne parashikimet...Mendim ky i byrose socialiste.
Mirepo i vetedijshem se mbetet utopike kapja e pushtetit permes protestave dhe rrezimi i qeverise me metoda dhune fryme leniniste kjo Edi Rama i paraprin nje deshtimi te afert dhe po mendon artikulimin e nje linje tjeter ate te ngrirjes se fondeve te njesive vendore socialiste deri ne sigurimin e 5 milione eurove shume e cila mendohet se arrin te mbuloje te gjitha pagesat e protestuesve honoraret e tyre pajtimin e te forteve per te kercenuar forcat e rendit nxjerrjen ne rruge te burgaxhinjve te cilet do aktivizojne mosbindjen civile dhe njeherazi te dhunojne qytetaret e lire qe sjane bere pjese e nomeklatures shoviniste te Edi Rames. Kryetari i korruptuar i bashkise se Tiranes Edi Rama do perdore shumen e 5 milione eurove pak me ndryshe se skema mafioze e 20-shit apo 100 milione eurove qe u vjel investitoreve edhe si pjese shantazhi ndaj drejtuesve vendore socialiste te cilet nese nuk do ti pergjigjen kerkeses kane firmosur me doren e tyre kapitullimin politik humbjen e terrenit ne elektorat dhe njeherazi kercenimi me i drejtperdrejte eshte se asnje prej kryetareve aktuale te bashkive nuk do kete mundesi rikandidimi gjate zgjedhjeve vendore te 8 majit 2011 nese nuk rrezohet qeveria brenda tetorit.
Metodat e shantazhit riciklimi i presioneve dhe i gjuhes brutale ndaj eksponenteve socialiste me pozita te larta jane kthyer ne instrumentin e Edi Rames e cila mund te coje ne nje cmenduri fatale per te gjithe ata drejtues bashkish apo komunash socialiste qe do tentojne te shkelin ligjin duke grabitur arken e buxhetit te tyre indirekt arken e shtetit e cila do vihet ne sherbim te klikes megalomane te Rames dhe aleances malavite te etur per pushtet. Ne kete drejtim endja e Edi Rames pas prirjeve kokeforte dhe kercenimet publike per revolucion te tetorit apo revolucion te kadifejte sjane gje tjeter vecse papergjegjshmeria civile dhe politike e nje lidershipi te deshtuar ne te gjitha aspektet sociale shoqerore politike dhe vecanerisht familjare. Stigmatizimi i ngerceve te brendshme morale dhe etike dhe tendenca per ti kthyer ato te belaja kombetare se shpeton Edi Ramen nga humbja e kredove kundrejt kundershtarit te tij te drejtperdrejte politik Sali Berishes.
Me konkrete kjo gjate muajve te vjeshtes pikerisht ne tetorin e lire dhe jo ate te revolucionit periudhe e cila perkon me liberalizimin e vizave Shqiperi-BE.
Fakti qe vete kryesocialisti sia doli dot te nxije progresin real dhe te prekshem te autoriteteve shqiptare ne realizimin e te gjithe mekanizmave te udherrefyesit per vizat dhe te pikave te tjera lidhur me kerkesen per statusin kandidat qe Shqiperia ka dorezuar nje vit me pare ne Bruksel e ben nje katrahure te vertete klimen brenda opozites ndersa Edi Rama ka menduar nje kalvar te trete protestash pas atyre te dimrit dhe pranveres. Kerkesa e Edivinit drejtuar bashkive socialiste ne vend per ngrirjen e 5 milione eurove te cilat mendohet te shperdorohen gjate muajit tetor eshte konsideruar edhe nga drejtuesit vendore socialiste si vendimi me eunuk i dale ndonjehere nga ngrehina e selise roze dhe se me kete akt Edi Rama eshte duke sheshuar veten dhe partine.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›