E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshtja came ne SHBA aktualizim nderkombetar

Kreu i PDI-se Tahir Muhedini lobim ne Senatin dhe Kongresin amerikan

Ceshtja came si pjese e shqetesimeve historike dhe politike shqiptare zhvendoset drejt aktualizimit te saj edhe ne arenen nderkombetare. Kontaktet e vendosura se fundmi nga kreu i Partise per Drejtesi dhe Integrim Tahir Muhedini kane arritur shkalle shume te larta te vendimmarrjes politike amerikane si ne Kongres dhe ne Senat. Keshtu sipas njoftimeve zyrtare nga kjo parti Muhedini ndodhet aktualisht ne nje vizite te dyte brenda ketij muaji ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku ai ka marre pjese edhe ne aktivitetet e organizuara nga Keshilli Shqiptaro-Amerikan ne Nju Jork. Tahir Muhedini kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim u takua mbreme me kongresmenin Eliot Engell ne Manhatan Nju Jork ish-zevendessekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns ambasadorin Frank Wisner ambasadorin Willliam Walker David L. Philips studiues i njohur amerikan. Kongresmeni Engell paraqiti shume interes lidhur me partine qe drejton z. Muhedini dhe i premtoi atij qe do ta priste ne nje audience te vecante ne Uashington per te diskutuar lidhur me te drejtat e cameve thuhet nder te tjera ne njoftimin per shtyp te PDI-se. Aktiviteti ku ka marre pjese Muhedini eshte organizuar nga Keshilli Shqiptaro-Amerikan dhe ka mbledhur thuajse pjesen derrmuese te elites politike mbareshqiptare. Ne kete aktivitet kane marre pjese Presidenti i Shqiperise Bamir Topi ai i Kosoves Fatmir Sejdiu Liri Berisha bashkeshortja e Kryeministrit te Shqiperise ministri i Jashtem i Kosoves Skender Hyseni ish-kryeministri i Kosoves Agim Ceku kryetari i Aleances Kosova e Re Behgjet Pacolli ambasadori i Kosoves ne SHBA Avni Spahiu e te tjere. Me interes eshte pjesemarrja ne kete tubim mbareshqiptar edhe e Presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov nje perfaqesim i spikatur ky po te merret ne konsiderate konteksti ballkanik. Nderkohe axhenda e PDI-se ne kete vizite parashikon takime me kongresmene senatore dhe me perfaqesues te larte ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara qe ka zhvilluar se fundmi sesionin 65-te te Asamblese se Pergjithshme. Thelbesore ne te gjithe kete pasqyrim te aktivitetit te zhvilluar nga Muhedini ne SHBA eshte shkeputja e premtimeve nga ana e figurave te njohura si Eliot Engell per sjelljen e ceshtjes came ne vemendjen e institucioneve te rendesishme amerikane. Ky eshte nje hap i pare me shume rendesi po te mbahet ne konsiderate heshtja e plote qe ka shoqeruar kerkesat e ketij komuniteti ne vite. Nga ana tjeter parashtrimi prej PDI i ceshtjes se vet ne frymen e dispozitave nderkombetare per te drejtat e njeriut eshte nje qasje qe nuk mund te pengohet per arsye te references qe ajo ka me lirite dhe te drejtat universale te njeriut. Lobimi shqiptar si i tille ka gjetur pikembeshtetje te forta ne SHBA dhe kjo mund te shihet edhe ne faktin se ne darken e KSHA-se nen okelion vjetore Duart e Shpreses kjo organizate ka nderuar me cmimin Duart e Shpreses ish-zevendessekretarin amerikan te Shtetit Nicholas Burns.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›