Berisha Shqiptaret do udhetojne pa viza para fundit te vitit

Kryeministri Sali Berisha ne nje interviste per Zerin e Amerikes VOA-n deklaron se organet e akuzes duhet te hetojne skemen korruptive te 20 perqindeshit qe ka ngritur Edi Rama si dhe mekanizmin e gjobave qe ai po u ve investitoreve
Kryeministri Sali Berisha gjate nje interviste per programin ne shqip te Zeri i Amerikes deklaron se procesi i liberalizimit te vizave do permbyllet me sukses para festave te fundvitit. Kreu i qeverise thekson se autoritetet shqiptare kane miratuar kuadrin e nevojshem ligjor si dhe jane plotesuar kriteret e udherrefyesit per vizat. Ne vijim te intervistes shefi i ekzekutivit i referohet edhe situates politike per akuzat dhe kunder akuzat per korrupsion duke shtuar se institucionet jane ne veprim dhe se mbi kryetarin e Bashkise Tirane rendojne akuza per korrupsion e njohur me skemen e 20-shit apo gjobes 100 milioneshe ndaj investitoreve ne kembim te nenshkrimit te kontrates.
Berisha komentoi gjithashtu per prirjet e reja te krijuara ne Ballkan pas miratimit te rezolutes serbe per Kosoven ne Kombet e Bashkuara me ndihmen e Bashkimit Evropian. Ai i beri komentet te enjten pak para se te largohej nga Nju Jorku ku kishte shkuar per te ndihmuar ne njohje te metejshme te Kosoves.
Zoti Berisha mendoni se ka nje atmosfere ctensionimi mes Prishtines dhe Beogradit tani pas rezolutes Serbe te Miratuar ne Kombet e Bashkuara me ndihmen e Bashkimit Evropian
Rezoluta do te sjelle nje atmosfere ctensionimi. Une mendoj se rezoluta eshte nje dokument absolutisht i pershtatshem per te dyja palet. Ky eshte vleresimi im. Eumlshte i pershtatshem dhe nje sukses i padiskutueshem per Kosoven dhe per Serbine. Ajo ju drejtua gjykates mori nje verdikt. Eumlshte ne kodin moral te njerezve te qyteteruar te qeverive demokratike qe te respektojne ligjet ligjin nderkombetar dhe kombetar. Ne kete kontekst uroj dhe deshiroj qe te shoh nje dialog sa me te shpejte mes Prishtines dhe Beogradit per ceshtje praktike per ceshtje humanitare per te gjitha problemet qe kane fqinjet njeri me tjetrin. Sikunder ne mbetemi te vendosur te zhvillojne dhe te vendosim nje kapitull te ri midis serbeve dhe shqiptareve ne Ballkan.
A ka ardhur koha qe ju te vizitoni Beogradin per ta ctensionuar me tej situaten
Une e kam ftuar Presidentin Tadic te vije ne Tirane dhe kam premtimin nga ai qe do te vije ne Tirane. Sikunder kam shprehur gatishmerine time te plote per ta vizituar Beogradin.
Ne Shqiperi po behen shume akuza per korrupsion nga te dyja palet e politikes. Natyrisht me keto ceshtje duhet te merret prokuroria sic keni deklaruar edhe ju po a nuk rrezikoni te humbisni mbeshtetjen e votuesve duke qene se ju vete nuk e nxisni aktivisht prokurorine qe te hetoje mbi keto akuza nderkohe qe para pese vjetesh ishit ju ai qe kerkonit heqjen e Kryeprokuorit Sollaku duke thene se ai flinte mbi dosjet e korrupsionit ndersa tani ju po i pergjigjeni akuzave me kunder-akuza ndaj Edi Rames
Pergjigjja ime eshte kjo. Cdo ceshtje qe ngrihet por jo vetem nga opozita por dhe nga media e cilido te gjithe mekanizmat institucionet pergjegjese duhet te angazhohen per transparence. Por nuk mund te kem asnje lloj qendrimi pa folur institucionet ne nje kohe kur ata akuzojne nje deputete se i shoqi i saj eshte keshilltar ligjor i nje kompanie qe ka fituar nje prej 220 hidrocentraleve per te ndertuar dhe ai eshte i punesuar ne ate kompani. Ndersa per opoziten nuk u nis nga qeveria. Ishin biznesmene te sulmuar nga zoti Rama te cilet nxoren dokumentin e 20. Ky dokument ne keto 18 vjet eshte fakti me absolut ku nje njeri per te zhvilluar planin e ndertimit dhe ate e ka bere me pallate 35 kateshe dhe per tu marre lejen e ndertimit dhe qe dihen te gjithe afrimitetet e tij me Kryetarin e Bashkise eshte bere aksioner 20 ne shumen 100 milione euro ne vetem njeren kontrate. Kjo eshte fakt sa ceshte fakt qe kjo eshte nje nga kullat me te larta te ketij qyteti.
Te jesh i bindur se asnje njeri nga kjo mazhorance nuk do te kete mbrojtjen me te vogel por ne rast se rezulton burimi shume i qarte i tyre atehere cfare do te thote zoti Rama. Edhe zoti Prifti e ka paditur Ramen per shpifje. Fatmiresisht institucionet jane ne veprim.
A do te jene ne gjendje shqiptaret qe kete krishtlindje te udhetojne pa viza
Une jam i sigurt qe shqiptaret do te udhetojne ne krishtlindje pa viza. Procesi po ecen me rrjedhe mbi normale. Gjashte muaj me pare kur u shtrua problemi ka pas nje skepticizem por te gjithe ata qe erdhen dhe i pane gjerat ne vend u larguan me pershtypje teresisht ndryshe nga ato qe kishin me pare. Une dua ta theksoj prap se askerkujt asnje kryetar shteti apo qeverie nuk i kerkoj gje tjeter vecse vleresim te ndershem te atyre qe kemi bere. Nese se kemi bere te na thone zoteri duhet bere kjo dhe ne jemi te gatshem.
Marredheniet tuaja me Presidentin Topi se jashtmi duken marredhenie korrekte institucionale por jane te ftohta. Ka pasur edhe akuza te drejtperdrejta ndaj tij... Cili eshte komenti juaj
Kur ma shtron ti kete pyetje kur vetem gjysem ore me pare ne ishim krah per krah me njeri-tjetrin. Kjo eshte pergjigjja ime.