"Berisha-Meta, dy anet e se njejtes medalje"
Ka reaguar menjehere Partia Socialiste ne lidhje me perplasjet per buxhetin e bashkise se Tiranes, i cili tashme ka mberritur ne prefekture me firmen e nenkryetarit te keshillit bashkiak. Ka qene anetari i keshilli bashkiak, Besnik Baraj ai qe ka akuzuar Berishen dhe Meten si dy anet e nje medaljeje te politikes se vjeter. "Iliri dhe Monika kane vetem nje mllef te pasherueshem qe po i ben perdite e me shume nje problem shoqeror bashke me partine e tyre private. Duke vazhduar te luftojne krah per krah me Berishen, per te mbajtur te bllokuara investimet e sherbimet per Tiranen, ata po tregojne se s'duan t'ia dine per njerezit e mire qe i kane votuar ne 18 shkurt", ka qene akuza e drejtperdrejte e Barajt, i cili nuk ka kursyer deklaratat kunder ish-aleateve te majte te LSI. "Sot Berisha dhe Meta jane dy anet e se njejtes medalje te politikes se vjeter te interesave vetjake ne dem te njerezve e te vendit", tha Baraj.