Roma: Ina Rama, dorezo kriminelet
BARI - Drejtesia italiane akuzon se, Shqiperia nuk ekstradon personat e kerkuar nga ajo. Artan Shabani, Eno Prifti, Halit Fici, Skender Jusufi, Artur Vaqo, Nako Uta dhe se fundi Krenara Coba dhe Akil Dardhanjori. Jane disa nga shqiptaret, zoterinj te droges, te quajtur dhe si "shenjtoret" e trafikut nderkombetar te heroines ne Itali dhe Evrope, por tani dhe kokaines. Personat qe kerkon nga drejtesia italiane, ndodhen ne zemer te disa prej hetimeve me te medha te Drejtorise se Hetimeve Antimafia Bari (DIA), te kryera midis 1997 dhe 2008. Hetimet jane ndjekur nga urdhrat e arrestimit te leshuar nga prokurore te ndryshem ndaj te dyshuarve, te cilet jane te denuar me burgim te perhershem, por qe jane ende "shpende te eger dhe qe jetojne ne liri te plote ne Shqiperi, te paprekshem dhe te qete, midis Durresit dhe Vlores", shkruante gazeta italiane, "La Gazzetta del Mezzogiorno".
Sipas drejtesise italiane, jane mbi 148 shqiptare te gjithe te kerkuar dhe qe ndodhen ne Shqiperi. Sipas gazetes, ata kane bere investimet ne "kopshtin e shtepise se tyre". Te dhenat e drejtesise, nuk jane ato te meparshme te muajit nentor, por jane perditesuar. Keta njerez jane ose te denuar per krimet e tyre, ose po hetohen per krimet e ndryshme te bera ne Itali.
Ne mes te dy vendeve nuk ka pasur marreveshje thelbesor qe siguron per shkembimin reciproke te te kerkuarve. Por me Shqiperine, eshte nenshkruar nje e tille dhe bilanci me vize te kuqe pasi, mes 2007 dhe 2008, policia kapi dhe vuri ne pranga vetem 89 shqiptare. Por ne dispozicionin e gjykates, u derguan ne Itali, vetem 72 prej tyre. Gjate te njejtes periudhe, ne Itali jane vene ne pranga 232 persona, ishin shqiptare dhe per ekstradim jane dhene 116 prej tyre, te kerkuar nga drejtesia. Fryma e bashkepunim te ngushte te dy vendeve ekziston, por kur behet fjale per ekstradimin, perkthimi i dokumenteve dhe cdo veprim, behet me i komplikuar.
Eshte fakt se dje ne mengjes, para se te gjyqtaret e Gjykates se Barit dhe togeret e policet e Dicolangelo Michele, kane ndaluar disa prej arkitekteve me te medhenj te mafias shqiptare ne Bari. Disa prej tyre jane vene ne pranga dhe jane paraqitur para gjyqtareve te Gjykates se Barit me gjashte akuza te renda, ku jane permbledhur hapat kyce te hetimeve, gjate operacioneve te quajtura, "Relay 2 dhe Relay 3", kunder trafikut te droges te boseve shqiptare, Artan Shabani, Eno Prifti, Halit Fici, Skender Jusufi ne Itali. Por "superboset" jane te lire. Ne te njejten procedure te zakonshme jane perfshire dhe 16 te pandehur te tjere, ndersa 24, kane zgjedhur gjykimin e shkurtuar. Kater "bose" te tjere, qe jane ne qender te hetimeve te shumta dhe te denuar me vendime te shumte, jane te gjithe te lire e jetojne te qete ne Shqiperi, ku duket se kane investuar fitimet e trafikimit te drogave ne ekonomine te ligjshme. Gjyqesori i Barit zoterues i hetimeve me te rendesishme, eshte duke pritur me kohe ekstradimin e tyre, por pa sukses deri tani.
Nderkohe puna e hetuesve shkon perpara per zbardhjen e zoterinjve te rinj shqiptare te droges. Duket se ka pasur nje ndryshim gjeneratash e shoqeruar nga ajo qe quhet nje "hedhje cilesore". Trafikantet e droges nga vendi i shqiponjave, te konsideruar si "eksportuesit" kryesore te heroines ne Evrope, tani tregtojne dhe kokaine. Gjate 10 viteve te kaluara, DIA, ka hetuar dhjetera te dyshuari dhe me shume se 400 vete.
Nensekretari i Brendshem ishte per vizite Shqiperi
TIRANE - Nuk eshte hera e pare qe autoritetet italiane vene alarmin se ne Shqiperi, strehohen dhjetera persona te kerkuar. Ne muajin nentor, nensekretari i Brendshem Italian, Alfredo Mantovani, tha se, te pakten 128 shqiptare te akuzuar apo denuar per krime te renda ne shtetin pertej Adriatikut, gjenden ne Shqiperi te lire dhe nuk ekstradohen per t'u perballur me drejtesine e vendit ku kane abuzuar me ligjin. Mantovani, ishte ne Shqiperi, i shoqeruar dhe nga Antonio Laudati, Drejtori i Pergjithshem i Drejtesise Penale prane Ministrise se Drejtesise italiane dhe autoritete te tjera te drejtesise, dhe u takuan me autoritetet shqiptare. Ne viziten e tyre ata bene te ditur para qeverise shqiptare, problemin e rreth 128 personave, shqiptare te cilet edhe pse autoritetet italiane i kane kerkuar t'i ekstradojne ne vendin e tyre, pasi gjenden ne Shqiperi. Kjo kerkese nuk eshte ekzekutuar asnjehere. Per kete fakt, me pergjegjesi ngarkohet si organ kompetent, Prokuroria jone e Pergjithshme, e cila aktualisht drejtohet nga Ina Rama. Per nje fryme te re, eficente pune mes drejtesise se dy vendeve, pala italiane propozoi emerimin e nje gjyqtari nderlidhes nga ana e Ministrise shqiptare te Drejtesise, i cili do te punoje prane dikasterit homolog te Italise, per gjashte muaj. Nensekretari i Brendshem italian, Mantovano dhe ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj biseduan rreth kesaj marredhenieje midis dy vendeve tona ne fushen e bashkepunimit gjyqesor nderkombetar.