Berisha: Meta të sjellë Ramën në Skrapar, t’ju kërkojë falje për fyerjet kolektive
ÇOROVODË- Partia Demokratike e ka ndalur fushatën e saj elektorale në qytetin e Çorovodës. Përpara këtyre banorëve Berisha ka premtuar ndërtimin e veprave më moderne në infrastrukturë.
“Me deputetët e qarkut tuaj do vazhdojmë të ndërtojmë në Skrapar, në cdo vend të tij infrastrukturën më moderne që ju meritoni. Skrapari është një rreth me potenciale të mëdha, një territor në të cilin banorët e saj mund të begatohen, mund të kenë mirëqenie më të mirë. Rrethi juaj i përket grave dhe burrave punëtorë, të mençur, njerëzve me ambicie pozitive për të ndërtuar një jetë më të mirë. Prodhimet e frutikulturës mund të marrë zhvillim 10 herë më shumë se sot, ne do financojmë cdo projekt për ullishte, vreshta, qershi dhe drurë frutore”, tha Berisha.
Duke u ndalur tek potencialet turistike, kryeministri vecoi malin e Tomorrit, të cilin premtoi se do ta bëjë të njohur në Europë dhe botë.
“Skrapari ka ndër potencialet e turizmit malor më të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Zotohem se në 4 anët e këtij rrethi tani po ecim drejt Përmetit, shumë shpejt do ecim drejt Tomorrit, do ta bëjmë të njohur në Europë dhe botë për potencialin e tij të jashtëzakonshëm turistik. Të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar këtë potencial të jashtëzakonshëm. Në infrastrukturën e ardhme ju do keni lidhje me Përmetin, Gramshin dhe në trajektoren e gazsjellësit TAP rrugën me Korcën. Shumë shpejt merret vendimi për TAP-in dhe gjendja juaj do ndryshojë në mënyrë rrënjësore”, shtoi ai.
“Skrapari ka traditën e shkëlqyer të prodhimit të rakisë më të mirë në Shqipëri, do bëjmë gjithçka ta bëjmë të njohur në Europë dhe botë këtë raki”, vijoi Berisha më tej.
Kreu i qeverisë nuk kurseu as akuzajt ndaj qeverisë socialiste, Berisha tha se në kohën e tyre nuk është investuar për këtë rreth. “Ktheni sytë kur ishin ata në pushtet, çfarë bënë për Skraparin? Edhe rrugën Polican-Skrapar ia dhanë Koços dhe e katranosi, u detyruam ta asfaltojmë për së dyti, ju jap fjalën se segmenti i mbetur do rindërtohet me shpejtësinë më të madhe. Ata që duan të shohin Skraparin e ndryshuar të votojnë PD”, nënvizoi Berisha.
Nga ky qytet, Berisha i bëri apel ish-aleatit të tij Ilir Meta që të sjellë në Skrapar kreun e PS-së Rama, i cili sipas kryeministrit, duhet të kërkojë falje para këtyre banorëve për ofendimet kolektive që iu ka bërë.
“Kam një mesazh për atë tjetrin, unë flas lirshëm nuk jam rritur rrëzë Tomorrit por rrëzë Shkëlzenit. Do t’i kërkoni të sjellë Ramën këtu dhe të kërkojë fale për fyerjet kolektive që i ka bërë Skraparit, po se bëri këtë mos jepni asnjë votë, votoni për veten tuaj”, tha ai.
Më tej Berisha shtoi se, “Ai zotëria që shëtit me autobusin mavi të vijë këtu dhe të kërkojë të falur për ato sulme që ka bërë ndaj origjinës së aleatit të tij të sotëm (Metës). Ai që përpiqet t’ju sheshe sapunin për djathë është i falimentuar, qytetarët e kanë braktisur”, shtoi Berisha më tej.
(m.a/BalkanWeb)