E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, makina përplas fëmijën, largohet me shpejtësi nga vendngjarja

TIRANË- Një fëmijë është përplasur nga një automjet me targa italiane mesditen e sotme, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Aksidenti i rëndë ndodhi përballë shkollës, ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz, ndërkohë që kalimtarët kanë dërguar fëmijët e plagosur në spitalin Ushtarak.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur për policinë se automjeti, i cili përplasi fëmijën është e tipit ‘Golf’ me targa italiane. Policia nis hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe kapjen e autorit. 

Makina përplaset me urbanin e Kombinatit
Një automjet me targa AA150AN është përplasur me urbanin e linjës së Kombinatit mesditën e sotme.

Drejtuesi i automjetit u largua me shpejtësi pas aksidentit, ndërkohë që fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›