E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: “Ministrat e rinj, personalitete dhe reformatorë të shkëlqyer”

04-04-2013 / Gazeta 55

Riformatohet kabineti qeveritar, pas largimit të përfaqësuesve të LSI-së

Aldo Bumçi emërohet ministër i Punëve të Jashtme, Florjon Mima ministër i Ekonomisë, Halim Kosova ministër i Shëndetësisë ndërsa Visar Zhiti emërohet ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Kryeministri Sali Berisha ka emëruar ministrat e rinj në krye të dikastereve që mbeten bosh pas largimit të LSI nga koalicioni qeverisës. Kështu, sipas vendimit të kreut të qeverisë, Aldo Bumçi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Vendin e Edmond Haxhinastos në krye të Ministrisë së Ekonomisë do ta zërë deputeti i PD, Florion Mima. Kurse në krye të Ministrisë së Shëndetësisë në vend të Vangjel Tavos është emëruar mjeku Halim Kosova, ish drejtor i maternitetit Mbreteresha Geraldine ne Tirane. Ndërkohë që në postin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti. Ndërsa postin e zëvendëskryeministrit do ta mbajë ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.
Në një koment të tijin në Facebook, kryeministri Berisha i vlerësoi emrat e rinj të kabinetit qeveritar, si personalitete dhe reformatorë të shkëlqyer. “Sonte unë i propozova Presidentit te Republikës 4 personalitete, njerëz të shkëlqyer, profesioniste të nivelit të lartë në fushën e tyre dhe gjerësisht te respektuar nga opinioni publik.
Prof. Dr. Myqerem Tafaj, ideatori i programit dhe i reformave te mëdha dhe te suksesshme te arsimit dha shkencës tek ne, dhe njërin nga bashkëpunëtoret e mi me te afte dhe një personalitet i shquar i botes akademike brenda dhe jashtë vendit për Zëvendës kryeministër dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës. Dr. Halim Kosova është një mjek i shkëlqyer me karriere mbi 30 vjeçare, i pa korruptuar dhe menaxher novator me suksese te vlerësuara ndërkombëtarisht në mirë-menaxhimin e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik ‘Mbretëresha Geraldine’ te Tiranës. Vështirë te ketë një zgjedhje me te mire për përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor në vend. I paangazhuar më parë në politikë, përkushtimi i tij është mirënjohur nga të gjithë pacientët e tij. Poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti është miku i afërt i artistëve, autor i shumë librave, disa prej të cilave janë vlerësuar dhe me çmime ndërkombëtare. Përfaqësues i elitës kulturore të persekutuar të kombit nga regjimi komunist. Ish-i burgosur i fjalës së lirë, i dënuar me 13 vite burg, ka ndjeshmërinë, vëmendjen dhe përkushtimin për trashëgiminë kulturore dhe për të përgatitur sezonin e ri turistik. Ekonomisti Florian Mima është ideatori i shumë reformave për lehtësimin e taksave për qytetarët dhe biznesin. Me një eksperiencë të pasur edhe ndërkombëtare në reformat ekonomike dhe fiskale. Qytetar shembullor i Tiranës me kontribut familjar në historinë e kryeqytetit. Bashkëpunëtor i çmuar si zëvendësministër dhe deputet. Ai është një punëtor i palodhur dhe me vullnet të palëkundur për zbatimin e programit të PD për hapjen e vendeve të reja të punës dhe paga më të mira. Kam bindjen se te tre këta personalitete do punojnë me përkushtim për nevojat e qytetareve”, vlerëson kryeministri Berisha.
Emrat e ministrave të rinj u dërguan në Presidencë për tu dekretuar nga kreu i shtetit Bujar Nishani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›