Arkitektët e ish-gjyqtarët klientët VIP të heroinës
15/03/2012 Skema e çiftit për mallin në lokalin e bllokut
Konsumatorët VIP të heroinës që u sekuestua para 3 javësh ishin arkitektë, zyrtarë të drejtësisë dhe ish-gjyqtarë. Lajmi konfirmohet nga burime të mirëinformuara pranë Policisë së Shtetit, të cilat i thanë gazetës “Metropol” se “mendjet e ndritura” ishin mbledhur në një lokal në ish-bllok dhe prisnin mallin. Shpeshherë policia e Tiranës, kur lajmëron mediat për sekuestrime të llojeve të ndryshme të drogës, nuk harron të përmendë frazën “përdorej edhe nga klientë vip”. Tashmë kanë kaluar tri javë që kur Antidroga e kryeqytetit sekuestroi 1 kg heroinë në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrugicat” dhe arrestoi dy shtetas si posedues dhe shpërndarës së saj. Për shkak të mosshkeljes së etikës gazeta preferoi të mos e botonte këtë lajm ditët e arrestimeve, ndaj edhe sot publikohen vetëm detaje të tërthorta, ndonëse disponohen emra, fakte dhe rrethana të plota. Ditën e 20 shkurtit ishin mbushur 6 muaj nga nisja e mbajtjes nën vëzhgim të këtij çifti të dashuruarish që furnizonte persona të ndryshëm me heroinë. Skema tashmë mbetet klasike për çdo shpërndarës; merr telefonatën, mos fol haptazi, cakto takimin dhe dorëzo mallin pa u ndier. Shpërndarësit në këtë rast ishin dy të rinjtë, Fation Kurti, 24 vjeç dhe Entela Hyka, 28 vjeçe, të cilët kishin gjetur klientelën e tyre, kryesisht të nisur nga rrethi shoqëror. Një pjesë e klientëve të çiftit ishin përdorues të vjetër, por nuk mungonin edhe ata VIP, siç preferon t’i etiketojë policia e Tiranës. Pikërisht tek kjo klintelë e zgjedhur VIP-ash bënin pjesë 5 a 6 arkitektë (disa janë emra tepër të njohur për opinionin publik) dhe disa ish-gjytarë apo zyrtarë të sistemit të drejtësisë. E si të shfaqej ndryshe cilësia e kësaj klentele, përveç ndërtimit të një skeme të veçantë për marrjen e heroinës së pastër. Takimi lihej te një lokal i njohur në ish-bllok, ku çifti, ose njëri prej tyre mbërrinte, linte porcionet e heroinës tepër të pastër e të cilësisë së lartë dhe largohej pasi merrte paratë. Pra, pasi për 5 muaj me radhë kishte zbërthyer të gjitha detajet e organizmit të kësaj skeme shpërndarjeje të heroinës, Antidroga e kryeqytetit vendosi të ndërhynte, duke i arrestuar të rinjtë dhe sekuestroi drogën. Disa nga këta përdorues të klientelës VIP kanë dhënë dëshmi pranë oficerëve rreth njohjeve që kishin me shpërndarësit. “Falë një hetimi përreth 6 muaj u arrestuan në flagrancë shtetasit Fation Kurti, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Entela Hyka, 28 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u realizua në afërsi të rrugës “Nikolla Lena” në kryeqyet, ku u kapën në flagrancë me disa porcione lëndë e dyshuar heroinë. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fation Kurti ju gjet sasia prej 1 kg lëndë pluhur e dyshuar narkotikë e llojit heroinë. Lënda narkotike e llojit heroinë ishte e cilësisë së parë dhe përdorej edhe nga klientë VIP, e ndarë në disa qese dhe porcione”,-thuhej mes të tjerash në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës më 21 shkurt 2012.
7
Klientë VIP
Të paktën 7 klientë VIP kishin mundur të identifikonin ekspertët e Antidrogës së Tiranës dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, teksa mbanin nën vëzhgim çiftin e dashuruar. Mes kësaj klientele VIP-ash bënin pjesë 5 a 6 arkitektë (disa janë emra tepër të njohur për opinionin publik) dhe disa ish-gjyqtarë apo zyrtarë të sistemit të drejtësisë.
1
Kg heroinë
Më datën 20 shkurt të këtij viti, në kuadër të operacionit “Rrugicat”, policia e Tiranës sekuestroi sasinë prej 1 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Arrestimi i tyre u realizua në afërsi të rrugës “Nikolla Lena” në kryeqyet, ku u kapën në flagrancë me disa porcione lëndë e dyshuar heroinë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Fation Kurti ju gjet 1 kg heroinë.
2
Të arrestuar
Në pranga ranë shtetasit Fation Kurti, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Entela Hyka, 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Ata ishin çift të dashuruarish dhe e vazhdonin prej disa kohësh aktivitetin e shitjes së heroinës. Takimi lihej te një lokal i njohur në ish-bllok, ku çifti, ose njëri prej tyre mbërrinte dhe linte porcionet e heroinës teper të pastër e të cilësisë së lartë.
283/2
Kodi Penal
Ndaj shtetasve të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal. Operacioni vazhdon pasi po punohet intesivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor, për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet.
Destinacioni
Droga ishte kryesisht për përdorim të brendshëm në Tiranë, por shitej edhe jashtë shtetit, kryesisht në Itali. Ditën e arrestimit policia njoftoi se, “Gjatë ecurisë së hetimit mbi këta shtetas, u konkludua se kjo sasi lëndë narkotike dyshohet se kishte destinacion, trafikimin dhe më pas shpërndarjen kryesisht në zonat e “Rrugës së Kavajës”, “Zogu i Zi”, rruga “Myslym Shyri” në Tiranë, si dhe vendet fqinje me Shqipërinë. Lënda narkotike e llojit heroinë ishte e cilësisë së parë dhe përdorej edhe nga klientë VIP, lëndë e cila në momentin e sekuestrimit u gjend e ndarë në disa qese dhe porcione”.
Klientela VIP
Kategoritë
në listën e
policisë
Prej vitesh, policia ka të skeduara dhjetëra e qindra emra të klientëve VIP të heroinës dhe kokainës. Ky lloj përdoruesi preferon drogë të cilësisë së lartë. Herë pas herë dalin emra në shkresa apo në pamje filmike që tregojnë qartë këta përdorues si artistë, zyrtarë të lartë të administratës apo gjyqësorit, mjekë, arkitektë, gazetarë, etj. Ligji parashikon mbajtjen e një sasie të vogël për përdorim vetjak.