E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Modeli marksist i bllokimit do e mbaje ne pankine Ramen Eva Gjura

Vizioni yne eshte Shqiperia vend i zhvilluar, ndersa filozofia e PS eshte “taksa e Marksit”, qe do te thote modeli i bllokut dhe bllokimi. Keshtu eshte shprehur dje nga Shkodra ku ka marre pjese ne inaugurimit te rruges Ura e Mesit-Prekal, ne Postribe, kryeministri Berisha, i cili ka ftuar shqiptaret qe te ndjekin vizionin e zhvillimit dhe ndertimit te vendit, duke i dhene besim kesaj mazhorance edhe ne zgjedhjet e ardhshme. “Modeli yne eshte zhvillimi, modeli tjeter qe kemi perballe eshte “taksa e Marksit”. Se çfare i beri Shqiperise taksa e Marksit, nuk mund ta harrojme kurre. Ne nje kohe kur na thoshin se jemi pa asnje takse, punonim si skllever per shtetin diktatorial me taksa indirekte. Ndaj, ju jeni vet te mençur. Po shkojme drejt nje fushate elektorale, drejt nje fitoreje te re. Themelore eshte te mbrojme vizionin tone. Me kete vizion, ne po ndryshojme Shqiperine, me kete vizion ne kemi ndertuar ne kete vend mbi 10 mije km rruge, nga vetem 2430 km te asfaltuara qe ishin ne 2005-en”, eshte shprehur kryeministri Berisha. Me tej gjate fjales se tij kryeministri eshte ndalur ne disa nga zhvillimet pozitive qe ka shenuar vendi yne gjate qeverisjes se demokrateve. Berisha ka theksuar se, kjo qeveri e ka bazuar punen e saj tek taksat e ulta per biznesit duke krijuar kushte te favorshme per investimet, shtimin e vendeve te punes, shtim te infrastruktures, rritje te turizmit, shfrytezimin e ujerave duke e shnderruar ne energji me ane te ndertimit te HEC-eve etj. “Papunesia po ulet ne Shqiperi, sepse modeli i saj ekonomik eshte model qe garanton rritje ekonomike, eshte model qe garanton rritje prodhimi, rritje tregu, sepse ne Shqiperi rritet fuqishem, ne menyre te panderprere, sektori privat” u shpreh Berisha. Kryeministri ju ka kerkuar shqiptareve te besojne tek vizioni i ri qe ka sjelle kjo mazhorance qeverisese. “Me kete vizion ne po i japim nje shtytje te madhe prodhimit bujqesor. Ne 3 vitet e fundit eksportet bujqesore jane 2 dhe 3 - fishuar. Me kete vizion ne po ndertojme Shqiperine turistike, ku nga 2004 deri me sot, numri i turisteve eshte rritur, nga 300 mije, ne 4 milione e 10 mije vitin e kaluar. Me kete vizion, ujerat e lumenjve te Shqiperise qe derdheshin pa vlere e te fjetur ne det, po shnderrohen ne drite, ne energji per te gjithe shqiptaret dhe kjo eshte nje arritje e madhe historike. Me kete vizion, femijet tane, per te cilet vetem pak vite me pare interneti ishte molla e ndaluar, sot ata lundrojne ne internet ne te kater anet e Shqiperise, kudo ku ata jane me shkollat e tyre. Me kete vizion ne kemi ndezur garen e dijes dhe une ju garantoj se do te jete ajo dhe, para se gjithash ajo, promotori kryesor i shnderrimit te Shqiperise ne vend te zhvilluar mes vendeve evropiane” ka deklaruar kryeministri. Sipas tij perballe ketij vizioni qendron vetem bllokimi. “Cili eshte qendrimi tjeter: Ai eshte nje dhe vetem nje; “Bllok-bllokim -bllokator”. Çdo gje mund te quhet, por vetem vizion nuk mund te quhet. Kaq eshte e tere filozofia e tyre, ky eshte gjithe qendrimi i tyre. Por e verteta eshte se, siç kane faktuar keto 8 vite, Blloku, bllokimi ka luajtur me shume se per kedo tjeter, per ata zoterinj qe i ka mbajtur dhe do t’i mbaje ne pankine per shume e shume kohe” u shpreh kreu i qeverise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›