E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanetti përgjithmonë tek Interi, do të bëhet zv/president i klubit

Interi ka qënë dhe do të mbetet shtëpia e tij edhe në të ardhmen. Lajmi prej kohësh përflitej madje edhe ai kishte bërë disa shaka verën e shkuar, duke folur për një zyrë tashmë gati kur të largohej nga fusha e gjelbërt.

Duke nisur nga e enjtja duke qënë se e ka konfirmuar presidenti Massimo Moratti sapo të tërhiqet Javier Zanetti do të vijojë të punojë për Interin dhe me shumë gjasë mund të marrë rolin e zv/presidentit.

“Kemi fatin të kemi lojtarët inteligjentë, djem të mirë që e shohin të ardhmen e Interit jo si diçka që s’do të jetë më pjesë e jetës së tyre, por si diçka që është historia  e tyre, e ardhmja së cilës duan t’i përkasin”,-tha Moratti para sponsorëve të shoqërisë zikaltër.

Në ditën e tërheqjes në njërën anë klubi do të jetë i pakënaqur për shkak se do të humbë një lojtar me vlerë që është shumë e vështirë për ta zëvendësuar, por në anën tjetër do të jenë të lumtur që do të ketë në anën e tij një partner të vlefshëm që do të lejojë atë për të vazhduar ndërtimin e një Interi të fuqishëm s ai takon menaxhimit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›