Riker takon Ramen: Ndryshime kushtetutese, per imunitetin Qamil Xhani
Ne perfundim te vizites se tij ne Shqiperi, Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit Filip Riker ka kerkuar miratimin e tre reformave ligjore, per te mundesuar pershpejtimin e procesit te integrimit te vendit ne BE. Pas takimit te zhvilluar dje me kreun e PS-se, Riker u shpreh ne deklaraten e bere ne seline e PS-se per miratimin brenda kohes te heqjes se imunitetit. Diplomati i SHBA nuk ka cituar ne deklaraten, pas takimit me kreun e PS-se, asnje nga propozimet e socialisteve per amendimet e tjera kushtetuese, ndersa theksoi se ndryshimet ne Kushtetute duhet te behen vetem per imunitetin.
“Eshte ne fuqine e Parlamentit mundesia per te ndikuar pozitivisht progres raportin e Komisionit Europian dhe ne besojme qe gjetja e dakordesise mbi reformen e rregullores se parlamentit, miratimin e ligjit per Gjykaten e Larte, si dhe votimin e amendamenteve kushtetuese lidhur me imunitetet jane te arritshme dhe do te jene hapa te rendesishem ne drejtimin e duhur per Shqiperine”, tha dje Riker ne deklaraten per media, qe dha me kreun e PS-se Edi Rama, pas takimi ne seline roze. Diplomati amerikan ka theksuar ne fjalen e tij per ndryshimet kushtetuese vetem çeshtjen e imunitetit dhe nuk ka komentuar kerkesat e PS-se qe lidhen me nje paktet reformash ne drejtesi dhe qe kerkojne ndryshimet te tjera ne Kushtetute. Ai ka theksuar se javet e ardhshme jane te rendesishme per integrimin e vendit dhe ka kerkuar qe politika shqiptare te gjeje dakordesine.
“Siç e dini te gjithe, siç e kam diskutuar gjate kohes sime ketu, javet qe do te vijne jane me rendesi. Ato jane kritike per te demonstruar perparim me reformat si dhe nje seriozitet qellimi qe kapercen politiken dhe pasqyron interesat me te mira dhe deshirat e popullit shqiptar”, u shpreh diplomati amerikan. Riker ka perseritur dhe nje here qendrimin e mbajtur gjate konferences per mediat me kryeministrin Sali Berisha ne lidhje me zgjedhjet. “Uashingtoni do t’i ndjeke nga shume afer zhvillimet ketu. Shpresojme te shohim perparim te metejshem te reformave. Shpresojme te shohim qe zgjedhjet demokratike te vitit qe vjen te zhvillohen ne menyre te pergjegjshme. Dhe, gjithmone theksoj respektimin e pavaresise se institucioneve demokratike”, tha diplomati amerikan. Nderkohe qe ka shtuar se ne takimin me kreun e PS-se ka diskutuar per marredheniet mes dy vendeve. “Z. Rama dhe une diskutuam marredhenien e fort dypaleshe midis Shteteve te Bashkuara dhe Republikes se Shqiperise. Siç e permendi ai, diskutuam integrimin euroatlantik te Shqiperise, perparimin e bere prej gushtit te shkuar, si edhe zgjedhjet qe po vijne, jo vetem ato ne vendin tim, por edhe ne Shqiperi. ”, u shpreh diplomati amerikan. Nderkohe ne nje interviste transmetuar mbremje e djeshme ne televizion “AS”, Riker ka theksuar se tani eshte koha qe klasa te beje perparim ne lidhje me integrimin e vendit dhe realizimin e reformave. “Tani eshte mundesia per te bere perparim te vertete, madje edhe ne javet qe vijne siç kane vene ne dukje zyrtare te BE-se, perpara se Komisioni Europian te nxjerre progres-raportin, me shpresen qe Shqiperia te arrije statusin e vendit kandidat deri ne fund te vitit dhe pastaj te shohe drejt procesit shume te veshtire qe nevojitet per te filluar negociatat e anetaresimit dhe ne fund, siç kemi pare me vende te tjera te rajonit, te behet anetare e plote”, u shpreh dje diplomati Riker. I pyetur se kur Shqiperia mund te jete pjese e BE-se, Riker u shpreh se; “Mendoj qe BE ka percaktuar nje liste shume te mire rekomandimesh, 12 rekomandime qe nevojiten per t’u bere vend kandidat, per te arritur statusin e vendit kandidat dhe pikerisht tek keto duhet te perqendrohet qeveria. Koha eshte vertet tani”.
Rama: Shkembyem mendimet per progresin e Shqiperise ne BE
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e ka cilesuar takimin me Zevendes Ndihmes Sekretarin e SHBA, Filip Riker, si te rendesishem per integrimin e vendit. Ne deklaraten e dhene per mediat pas takimit, Rama theksoi se takimi ka sherbyer dhe per te konfirmuar bazen solide te partneritetit mes dy vendeve. “Ishte si nga here nje kenaqesi e veçante te mireprisnim ne seline tone nje perfaqesues nga departamenti i shtetit, por sot ishte kenaqesi e dyfishte sepse z. Riker e viziton Shqiperine ne nje mision pune ne detyren e tij te re per here te pare dhe po ashtu i dedikon vendit tone dhe qytetareve te ketij vendi, nje vizite relativisht te gjate. Gje qe ne e çmojme si shprehje te vemendjes dhe respektit dhe miqesise qe lidh popujt dhe vendet tona”, u shpreh Rama. Kreu i PS-se shtoi se biseda me diplomatin amerikan u fokusua dhe ne çeshtjet qe lidhen me integrimin e Shqiperise dhe garantimin e standardeve demokratike. “Ne shkembyem po ashtu shqetesimet dhe idete lidhur me pershpejtimin e progresit te vendit qofte ne drejtim te familjes evropiane, qofte ne drejtim te atyre standardeve demokratike qe do ta bejne Shqiperine nje vend evropian, jo vetem gjeografikisht, jo vetem si vokacion i mbare popullit shqiptar, por si nje shtet me institucione te forta dhe te pavarura dhe padyshim me nje parlament qe te perfaqesoje shqiptaret”, u shpreh kreu i PS-se pas takimit.