E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Modeli ynë ekonomik përballoi krizën

Kryeministri Berisha e ka cilësuar buxhetin e vitit 2012 i cili u votua dje në parlament si më të madhin në historinë e vendit ndërsa ka theksuar se modeli ynë ekonomik ia doli të përballojë krizën financiare botërore.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se modeli ekonomik shqiptar saj është modeli që garanton realizimin e objektivave më ambicioze të kësaj mazhorance si dhe të kontrojë borxhin,deficitin dhe rritjes së rrogave dhe pensioneve.

“Modeli ekonomik i kësaj qeverie shpëtoi Shqipërinë nga kriza e thellë, përpirëse që përfshiu Europën dhe botën, bëri që leku të tregohet lekë i vërtet. Qeveria e bazon buxhetin e saj ambicioz dhe në të dhënat aktuale të ekonomisë të cilat dëshmojnë se ka një xhiro të përgjithshme në 9-mujorin që shkoi mbi 15.5 përqind. Sipas deklaratës së ndëramarrjeve të prodhimit në tatime rritja është 18.9 përqind. Rritje ka pasur edhe xhiroja në shërbimet publike me 5.5 përqind dhe në ndërtim me 3.05 përqind” ka theksuar Berisha.

Sipas tij, buxheti garanton zbatimin e të gjitha projekteve të Shqipërisë dixhitale, objektivi më madhor për 100 vjetorin e Pavarësisë si dhe  mbështet projektet më ambiciozë në infrastrukturë, ujëra, shkolla, spitale dhe në projektet e mëdha kombëtare, të ullirit, arrorëve dhe drurëve të tjerë frutorë.

“Ky buxhet bazohet në performancën e ekonomisë dhe këtë model që ka garantuar çdo vit rritjen ekonomike ndër më të lartat në Europë e botë në kulmin e krizës, rritjen e vazhdueshme të eksporteve të vendit që krahasuar me 2006 janë 3 herë më të mëdha”- tha ai. 

Kryeministri Berisha ka shprehur keqardhje që opozita votoi kundër buxhetit të vitit 2012 ndërsa ka shtuar se propozimet e saj synonin një krizë mekanizmash të modelit të zhvillimit ekonomik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›