Kontrabandë vere dhe ilaçesh, në pranga edhe doganieri
Policia e Vlorës ka vënë në pranga për kontabandë mallrash katër persona, mes tyre një inspektor dogane. Operacioni i koduar DOGANA është finalizuar me sukses duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të insperktorit 41 vjeçar Eduart Veizaj, të Klevis Brahimaj 19 vjeç, Artan Brahimaj 23 vjeç si dhe Florjan Brahimaj 24 vjeç, të katërt banues në Vlorë.
Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kaluar kontrabandë një sasi të konsiderueshme mallrash për të cilat duhet të paguhet akcizë. Ato kanë kaluar 96 shishe verë, 20 pako (1 kg) kafe, 5 koli me 6 bidona uji si dhe një sasi medikamentesh.
Policia bën më dije se këto mallra kanë kaluar nëpërmjet pikës doganore portuale Vlorë, të fshehura në një kamion që është kontrolluar nga doganieri Veizaj, i cili nuk ka marre masa për konstatimin e tyre.
Më pas mallrat janë nxjerrë nga kamioni dhe janë trasnportuar në një makinë që drejtohej nga Klejvis dhe Florjan Brahimaj, të cilët janë ndjekur nga policia, për tu kapur në flagrancë. Nga kontrolli në banesën e tyre janë sekuestruar në cilësinë e proves materiale, edhe sasi të tjera të mallrave të kontrabanduara.
Shkrime të tjera me interes:
- Grabitën banesën me armë, në pranga dy të rinj Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka...
- Sarandë- Në pranga dy kapot e bandës “B13″ Sarandë Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e...
- Tiranë- Tentuan të vidhnin një taksi, në pranga 3 persona Tiranë- Tre persona janë arrestuar sot nga policia e kryeqytetit...