E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampusi Universitar, Kule: Ja projekti përfundimtar

Tiranë- Projekti për kampusin universitar të Tiranës është gati dhe së shpejti do të dorëzohen në bashki dokumentat për marrjen e lejës së ndërtimit.

Gjatë përurimit të një laboratori në Fakoltetin Ekonomik, Kule u shpreh  se godina e cila do të ketë një shtrirje 40 mijë metra katërorë ka një vlerë prej 25 milionë euro.

Sipas tij do të zgjidhet problemi i auditorëve dhe pjesë e kampusit do të jenë të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës.

Javën tjetër do të kërkohet dhe marrja e lejës në Bashkinë e Tiranës, për nisjen e punimeve të cilat fillimisht do të financohen nga Universiteti i Tiranës me një vlerë prej 2 milionë eurosh, ndërsa për vazhdimin e punimeve kërkohet mbështetja e qeverisë dhe donatorëve të huaj.

Ndërsa në Fakultetin e Ekonomisë është ndërtuar një qendër e re informatike e cila ka kushtuar 30 mijë euro.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Greqia ka shpenzuar 1 miliardë euro për blerjen e armëve Edhe pse Greqia ndodhet në një krizë të fortë ekonomike...
  2. Kosovë Bie ekonomia, defiçiti tregëtar shkon 2 miliardë euro Kosovë- Shkëmbimet tregëtare në Kosovë kanë shënuar rënie përgjatë vitit...
  3. Kule: Numri i kuotave, 1/3 e vitit të shkuar akademik Tiranë – Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule në...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›