Berisha: Mosmarrja e statusit përgjegjësi e opozitës

Berisha tha se gjithçka do varet nga performanca e Shqipërisë dhe se marrja e statusit ishte në dobinë afatgjatë të vendit.
“Mos marrja e statusit nuk do dëmtonte thjesht qeverinë, por interesat jetike të të gjithë shqiptarëve”, theksoi kryeministri, duke veçuar se ndërsa opozita bashkëpunoi shumë mirë për reformën zgjedhore, nuk veproi kështu për heqjen e imunitetit.
Deputetja britanike Jackie Doyle-Price, duke vlerësuar ecurinë e reformave të qeverisë shqiptare, veçanërisht me politikën e taksave të ulëta dhe zhvillimin e sektorit energjetik, shprehu bindjen se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa garantoi mbështetjen që vendi i saj do vazhdojë t’i japë asaj në rrugën e integrimit.
Kryeministri Berisha pasi vlerësoi organizimin e Lojërave Olimpike në Londër si me të mirin e të gjithë kohërave tha se, marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen çdo ditë e më shumë duke veçuar numrin çdo vit në rritje të studentëve shqiptarë të mbështetur nga qeveria shqiptare në Universitetet më të mira të Britanisë së Madhe. /Start/
2012-08-16 17:44