Berisha: Motivet që e shtyjnë Edi Ramën drejt bojkotit janë krizat e tij personale

“Motivet që e shtyjnë Edi Ramën drejt bojkotot janë krizat e tij personale. Për vendimet që nuk do të merren në qeveri, ai do të bëjë përgjegjës qeverinë. Kjo është shumë e rëndë. Të bllokosh të rinjtë shqiptarë që të mos lëvizin në mbarë Evropën si moshatarët e tyre evropiane. Ky është një krim. Janë të mirëseardhur në parlament. Do të ketë një hapësirë bashkëpunimi. Kërkesat ligjore do të respektojnë opozitën. Çfarë kërkojnë? Kërkojnë që unë të bëhem gjykatës. Ne nuk jemi gjykatës, por politikanë. Të kërkosh gjëra që nuk mund të bëhen. Nuk ka ndodhur kurrë që politika të ç’bëjë gjykatën. Përse nuk kërkon Rama që të dalë me mediat dhe t’i numërojë aty me ju? Por, Rama numëroi Beratin, Fierin. Nuk ka asnjë procesverbal të pa firmosur nga komisionerët socialistë. Pse kanë firmosur komisionerët e tij? Sepse gjithçka ka qenë e rregullt. Si mundet që ne të vendosim mbi gjykatën? Unë kam bindjen e plotë se një mandat më ka ikur. Tani nuk them dot se do të numëroj Fierin”.
QEVERIA E RE
Sali Berisha Kryeministër
Ilir Meta Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm
Lulzim Basha Ministër i Brendshëm
Arben Imami Ministër i Mbrojtjes
Majlinda Bregu Ministre e Integrimit
Ridvan Bode Ministër i Financave
Dritan Prifti Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Bujar Nishani Ministër i Drejtësisë
Sokol Olldashi Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Myqerem Tafaj Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Spiro Ksera Ministër i Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Petrit Vasili Ministër i Shëndetësisë
Genc Ruli Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Ferdinand Xhaferri Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve
Fatmir Mediu Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
Genc Pollo Ministër i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Parlamentin
...