E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëshortja e kryeministri, Liri Berisha shpallet “Gruaja e vitit” - mbrëmja gala mbahet në Uashington

Nderohet me çmim nga rrjeti i Informacionit të Grave (Women Information NetworkWIN)

Liri berisha, bashkëshortja e Kryeministrit Sali Berisha, u nderua me çmimin “Woman of year for the internacional achievement” (“Gruaja e vitit”)  gjatë një mbrëmjeje gala, të zhvilluar dy ditë më parë në Uashington DC. Ky çmim iu akordua zonjës Berisha, nga rrjeti i Informacionit të Grave një prej organizatave më të rëndësishme profesionale, politike dhe sociale dedikuar mbështetjes dhe fuqizimit të aktiviteti të grave dhe vajzave demokrate amerikane (WIN) Women Information Network. Ky rrjet është themeluar në vitin 1989 dhe bazohet mbi idenë se gratë mund të ndihmojnë njëra tjetrën drejt arritjes së suksesit.

Çmim iu dha Liri Berishës me motivacionin “për angazhimin e saj në botën e gruas, veçanërisht për gratë në nevojë dhe për punën e saj të palodhur për ta bërë botën një vend më të mirë për gratë dhe për të gjithë qytetarët”. 

Anëtaret e këtij rrjeti janë gra demokrate, të angazhuara politikisht, të cilat punojnë në Kongresin dhe Administratën amerikane, grupime të mendimit politik, kompani konsulentë, etj. ËIN ka rrjetin e saj në Kongresin Amerikan (Senat dhe House), me përbërjen e 5 senatoreve dhe 38 kongresmenëve si dhe të Kryetarja e Dhomës së Kongresit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›