Nis lëvizja “Blushi” për reformimin e PS-së – ndarja duket më afër se çlirimi
Deputeti Ben Blushi ka paralajmëruar dje një tur takimesh me bazën socialiste, duke e klasifikuar paraprakisht bojkotin si një iniciativë e papjekur politike e Edvinit, e cila bëhet veç për interesa personale
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi i vendosur për të reformuar Partinë Socialiste ka reaguar sërish dje kundër bojkotit të PS-së në Parlament duke e quajtur atë një iniciativë të papjekur politike, madje sipas bojkoti është i mbështetur në interesa personale.
“Jam kundër bojkotit si një iniciativë e papjekur politike e mbështetur në interesa personale dhe kjo nuk i shërben politikës”, deklaroi Blushi dje para gazetarëve.
Pas vendimit të Ramës dhe mbështetësve të tij në forumet e partisë për të mos lejuar diskutimin për ndryshimet statusore të propozuara nga Blushi në Kongresin e Jashtëzakonshëm, ai ka vendosur të organizojë një takim me anëtarësinë socialiste për të konsultuar platformën e tij por dhe vendimin më të fundit të kryetarit në detyrë për të bojkotuar kuvendin.
Blushi kundërshton zërat që thonë se takimi i thirrur me iniciativën e tij të premten pasdite është një antimiting ndaj kandidatit për kryetar Rama. Sipas Blushit, ai dhe mbështetësit e tij kanë një platformë konkrete, ndërsa Rama ka vetëm një ambicie. Ambicien për t’u rizgjedhur me çdo kusht në postin e kryetarit të Partisë Socialiste.
Sipas tij në Partinë Socialiste nevojiten disa reforma si dhe disa ndryshime në status.
Ai theksoi se numri i atyre që mendoje se nuk ka arsye që Partia Socialiste të mos dalë nga parlamenti të shtohet.
...