Del dekreti që emëron Sali Berishën kryeministër të vendit – Në 19 e 30, konferenca e shtypit ku do të shpallen emrat e ministrave të rinj

Vetëm një orë pas depozitimit të kërkesës zyrtare të mazhorancës në Presidencë për të emëruar si kryeministër të vendit Sai Berishën, kreu i shtetit ka dekretuar emërimin. “Në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të shumicës parlamentare,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Sali Berisha, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 6243
Tiranë, më 09.09.2009
Presidenti i Republikës Bamir Topi”, thuhet në përmbajtjen zyrtare të dekretit.
Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha mësohet se tashmë ka gati edhe përbërjen e kabinetit, siç pat deklaruar më herët në një prononcim për mediat, por s’e shpallte dot në respekt të institucioneve të parlamentit dhe të presidencës së republikës. Tashmë kur këto pengesa kanë rënë, kryeministri Berisha ka njoftuar një konferencë të drejtpërdrejtë për mediat në 19.30, ku do të shpallë edhe përbërjen e kabinetit ët ri qeveritar.
...