Kuvendi miraton heqjen e imunitetit

Ndryshimet e paraqitura synojnë reformimin e plotë të sistemit të imuniteteve të parashikuar në Kushtetutë, për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare në këtë fushë, për të ngritur në një stad të ri luftën ndaj korrupsionit dhe për të konsoliduar barazinë para ligjit të shtetasve shqiptarë.
Nisma vjen dhe si rezultat i përmbushjes së rekomandimeve ndërkombëtare dhe detyrimeve që vendi ynë ka marrë përsipër të realizojë në kuadër të integrimit në BE. Përmbajtja e amendamenteve të propozuara vjen pas konsultimeve të gjata dhe të specializuara me Misionin PACA, në fushën e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe Minisionin Euralius në fushën e imunitetit të gjyqtarëve.
Në seancën e 6 gushtit, Kuvendi nuk gjeti konsensus për miratimin e draftit të përbashkët për heqjen e imunitetit, pasi PS kërkoi që të shqyrtoheshin edhe propozimet e tjera që prekin ndryshimin e Kushtetutës, të propozuara prej saj dhe që lidheshin me reformën në disa institucione të drejtësisë.
Në orët e pasdites, kryeministri Sali Berisha, hodhi akuza ndaj opozitës, teksa e konsideroi vendimin për heqjen e imuniteti, si një kapitull të ri për Shqipërinë. Berisha tha se në çdo rast, mazhoranca ka kërkuar konsensusin e opozitës për të hequr këtë ligj.
“Për mua personalisht kjo është një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme, është finalizimi i një beteje shumëvjeçare për realizimin e këtij akti madhor kushtetues, nga i cili theksoj nuk përfiton asnjë forcë politike, nuk mund të ketë kredibilitete individuale, nga i cili fiton qytetari, rendi kushtetues i Shqipërisë, Kushtetuta e vendit e cila bëhet një dokument më i drejtë më i barabartë për qytetarët e saj”, tha Berisha. Kryeministri shtoi se tashmë referendumi nuk mund të zhvillohet. “Ju falënderoj jo se ju po votoni, por se dua të jem i hapur dhe i sinqertë. Referendumi, do shkoja kundër dëshirës sime, por për këtë çështje madhore unë kisha vendosur të shkonim drejt referendumit, pasi e konsideroja një çështje themelore jashtë tagrit tonë, kisha besim se shqiptarët do ta votonin. Kjo u shmang dhe për këtë ju falënderoj”, shtoi ai.
Duke folur për drejtësinë, Berisha tha se ajo ka qenë në periudhën më të errët kur ajo drejtohej nga Kreshnik Spahiu dhe Bamir Topi. “Drejtësia nën drejtimin e Topi tuaj dhe ‘faqeziut’ ishte në periudhën më të errët të saj. Flisni me gjykatësit dhe do të shihni që transferimi i një gjyqtari nga Durrësi në Tiranë ishte një aferë korruptive prej 500 mijë eurosh”, nënvizoi Berisha.
Pas kësaj reagoi kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i theksoi se opozita kërkon garanci për ndryshimet kushtetuese, teksa theksoi se drejtësia është në gjendje tejet të keqe. “6 muaj rresht pas një konsensusi 4 vjeçar që të dhamë për ndryshimet kushtetuese që çështja e Presidentit të mos ishte shkak për një krizë, duke iu referuar kushtetutës, që me pjekuri, me maturi, ai të zgjidhej me konsensus, sipas kushtetutës. Jemi të shqetësuar për arsye se perceptimi i publikut për drejtësinë është ku thërret qameti. I bëmë tani se rekomandimet e ekspertëve janë që duhet të bëhen ndryshime në sistemin e drejtësisë. I bëmë se andrrimit me pe të bardhë në rrobë të zezë, që kërkon të bësh reforma, jo vetëm që nuk e përmirësojnë por e përkeqësojnë”, tha Ruçi.
-vijon.................
2012-09-18 19:20