E Diel, 1 Nëntor 2026

Piromanët e Shqipërisë, gjykatat mëshirojnë ata që i vënë flakën pyjeve

—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Kodi Penal shqiptar parashikon dënime me gjobë dhe burg për të gjithë ata persona që shkaktojnë qëllimisht zjarre ndaj pronës private apo asaj publike.

Por çfarë ndodh në zbatimin praktik të këtyre masave? IDEA në një vëzhgim të çështjeve penale për vitin 2011 ka mësuar se bazuar në nenet numër 151, 206, dhe 206/b, që parashikojnë ndëshkimet për piromanët, në pjesën më të madhe prej tyre vilen dënimet minimale.

Gjatë vitit me gjobë janë dënuar 7 persona, deri në 2 vjet burg janë dënuar 13 të tjerë, kurse për masat: 2-5 vjet burg, 10-25 vjet burg dhe burgim të përjetshëm ska asnjë të dënuar. Teksa numri shtohet po të numërojmë 4 të ndëshkuarit me gjobë dhe 1 person tjetër të dënuar deri në 2 vjet burg, që parashihen nga neni 206 i po këtij Kodi.

Referuar evidencave të gjykatave për vitin 2011 vihet re se për të treja këto nene ka gjithsej 24  cështje nga të cilat 7 janë të bartuar nga një vit më parë dhe 17 janë të reja. Sipas të dhënave nga gjykatat e vendit mësohet se të përfunduara janë 22 çështje, teska dy të tjera vijojnë kalvarin e gjykimit.

Po cilat janë masat që marrin personat që shkaktojnë zjarrëvënie? Nga evidencat vihet re se deri në dy muaj burg janë dënuar nga gjykata 14 perosna, 2-6 muaj burg kanë marrë si dënim 6 persona, 6 muaj- 1 vit bug vetëm 1 person dhe mbi 1 vit burg është dënuar po vetëm 1 person. Për këtë nen numërohen gjithsej 5 apelime, respektivisht 2 nga prokurori e 3 nga të pandehurit. Nga këto dënime 20 janë shpallur fajtor dhe dy të pafajshëm.

Sa i takon neni 206, i cili sanksionon sërish dënime për zjarrëvënie me dashje vihet re se 3 janë çështje të reja për vitin 2011, të treja me vendim fajësie e të dënuar deri në 2 muaj burg. Po ashtu neni 206/c, numëron gjithsej një çështje të apeluar nga të dyja palët, e cila ka përfunduar me dënim deri në 2 muaj burg.

Sipas gjykatës të dënuar janë 20 persona gjatë 2011-ës, mes tyre tre janë shplauur të pafajshëm. Mes të dënuarve në gjykatë 3 janë femra, 1 është pa arsim dhe 22 të tjerë me arsim.

Për nenin 206, kemi 5 të dënuar, 1 pa arsim dhe 4 me arsim. Sakaq 4 perosna të tjerë janë ndëshkuar me gjobë, e vetëm 1 person është dënuar deri në 2 vjet burgim. Sakaq për nenin 206/b, numërohet 1 i dnëuar deri në 2 vjet burg, me arsim.

Zjarrët që kanë ‘gllabëruar’ shumë pjesë të vendit nga Veriu në Jug gjatë muajit gusht të këtij viti kanë sjellë edhe një varg arrestimesh të personave që kryesisht për qëllime hapjeje kullotash kanë shkaktuar me dhjetra vatra zjarri, duke vënë në rrezik jo vetëm banesat përreth tyre për edhe parqet kombëtare të një trashigimie qindra vjeçare. Sakaq shoqëria civile, forcat politike dhe banorët e zonave të prekura kanë bërë thirrje për ndalim imediat të këtij fenomeni që përpos vapës ka si autore pikërisht dorën shkatërrimtare të njeriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›