Jelko Kacin: Fillimi i bisedimeve për anëtarësim Serbi-BE, jo këtë vit – shkak Kosova

Raportuesi i Bashkimit Europian për Serbinë
Serbia nuk do të nisë bisedimet për anëtarësim në BE, pasi, siç është bërë e qartë nga vizita e kancelares Merkel në Beograd dhe nga deklaratat pasuese të zyrtarëve të lartë të BE, Beogradi zyrtar duhet të zbatojë marrëveshjet e arritura me Prishtinën dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën për të avancuar më tej në rrugën e saj evropiane
Edhe pas porosisë së raportuesit evropian për Serbinë, Jelko Kacin se Beogradi këtë vit nuk do ta marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim, kryeministri serb, Ivica Daçië shpreson se nuk do të ketë kushte të reja për Serbinë. “Qëllimi i Serbisë është që deri në fund të vitit ose në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ta marrë datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, sepse ky është interes i yni kombëtar dhe shtetëror”, tha Daçiç. Ai e bëri këtë deklaratë pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, i cili ka arritur të hënën në Beograd me porosinë se Serbia në këtë vit nuk do ta marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Daçiç shpjegoi se porosia e Kacinit mbi datën është vlerësim personal i tij.
“Ky është qëndrim i tij, që para se gjithash ka për bazë atë nëse Serbia do të ketë kohë të mjaftueshme të bëjë gjithçka është e nevojshme për këtë. Ne do të përpiqemi që ta kryejmë këtë punë”, theksoi ai. Serbia ka marrë statusin e kandidates për anëtarësim në BE në fillim të këtij viti, por nisja e bisedimeve varet si nga zhvillimet e brendshme në Serbi, ashtu edhe nga raportet me fqinjët. BE ka bërë të qartë se një nga kushtet e dhënies së datës është edhe normalizimi i raporteve me Kosovën.
Tendencë-Kosova ka shënuar përparim në procesin e decentralizimit/Kosova ka shënuar përparim në procesin e decentralizimit të komunave, i paraparë me planin e Ahtisarit. Autoritetet vendore e ndërkombëtare pajtohen se edhe veriu duhet të përfshihet në këtë proces. Kryeministri Hashim Thaçi tha se pjesë e pandashme e vizionit të qeverisë për integrimin e komuniteteve ka qenë dhe mbetet plani i Ahtisarit. Në takimin përmbyllës të Grupit Ndërministror për Decentralizim, autoritetet vendore e ndërkombëtare vlerësojnë se është bërë avancim në procesin e decentralizimit, megjithëse veriu mbetet jashtë këtij procesi. Kryeministri Hashim Thaçi tha se pjesë e pandashme e vizionit të qeverisë për integrimin e komuniteteve ka qenë dhe është plani i Ahtisarit, i cili sipas tij është realizuar mjaft mirë. “Parimet udhëzuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në promovimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve janë bazuar në dy shtylla. Së pari të drejtën dhe jo diskriminim në gëzimin e të gjitha të drejtave të komuniteteve dhe së dyti të drejtën për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit përmes lirisë për të praktikuar dhe zhvilluar ato aspekte të veçanta të patjetërsueshme si komunitete me theks të veçantë fenë, kulturën dhe gjuhën”, tha kryeministri Thaçi. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviç, tha se do te ndahet buxhet i veçantë për përfshirjen e veriut ne procesin e decentralizimit. “ Do të ekzistojë, njësia e veçantë e buxhetit deri në formimin e komunës në pjesën veriore të Mitrovicës. Komunat e reja vazhdojnë tu ofrojnë kushte qytetarëve që nuk dallojnë nga komunat e tjera që kanë jetëgjatësi më të madhe”, tha Petroviç. Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Peter Feith duke folur për përfshirjen e veriut në procesin e decentralizimit thekson se ende mbetet shumë punë për tu bërë. “Përgjigjja për këtë është se duhet shumë punë për tu bërë, paraprakisht duhet të fuqizohet sundimi i ligjit në veri. Shpresoj që qeveria do të arrij të komunikojë me njerëzit në veri dhe të flasë për problemet që i shqetësojnë ata. Mendoj që çdo gjë varet nga pranimi lokal. Nëse qeveria arrin që të bashkëpunojë me qytetarët në veri, atëherë do të arrihet edhe suksesi” , tha Feith. Ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson tha se ndjehet krenare që SHBA-të e kanë përkrahur këtë proces. Ajo tha se mbështetja do të vazhdojë përmes projekteve të USAID-it .