Lezhë, AK parrulla kundër Berishës dhe Thaçit
LEZHE- Aleanca Kuq e Zi e ka pritur me parrulla kryeministrin Sali Berisha në qytetin e Lezhës, ku po mbahen festimet në përvjetor të Besëlidhjes së Lezhës.
Gjergj me ty e fituam Europën. Me këta e humbëm- është parrulla kudnër Berishës, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Bashkia e Lezhës i refuzoi pak ditë më parë Aleancës Kuq e Zi kërkesën për mbajtjen e një tubimi ditën e sotme, me justifikimin se sot Bashkia kishte planifikuar aktivitetet e saj.
Ne festime po marrim pjese te ftuar nga te gjitha trevat e Shqiperise, ndersa mungon kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi. I pranishem ne Lezhe eshte zevendeskryeministri, Hajredin Kuçi.
