Berisha: Ndryshimet në Kushtetutë, të inkurajuara nga ftesa e NATO-s
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmë gjatë emisionit televiziv “Opinion” se ndryshimet kushtetutese përbëjnë një ndryshim madhor të institucioneve të shtetit
që nga viti ’92 dhe se amendimet janë bërë në kuadër të anëtarësimit në NATO. “Për këto ndryshime e kam pyetur shumë herë veten. Përgjigjja më e thjeshtë është vetëm NATO. Qytetarët e mbështesin mbi 95 % integrimin në NATO, sepse shqiptarët e ndjejnë vetën në rrezik, sepse e kanë parë veten në vitin 1999, ku gjysma e tyre ishin në prag të shfarosjes. Mesazhet NATO-s ishin të qarta: Ju do të merrni ftesën në Samitin e Bukureshtit nëse vazhdoni me reformat. Ne kaluam ligjin për drejtësinë, ndërkohë që ishte diskutuar paketa tjetër. Ne kaluam nga parti mazhoritare, në një parti proporcionale dhe kjo është një nga vendimet më të rëndësishme. Ne miratuam reformën zgjedhore. Me anë të reformës zgjedhore në lamë pas “Dushkun”, këtë vullnet e shprehu edhe z.Rama, me mbështetjen që dha në ndryshimet kushtetuese” - deklaroi dje kreu i qeverisë. Sipas tij sistemi proporcional është i adoptuar aktualisht në mbi 85 % e vendeve të Evropës. “Ligji parashikonte një sistem të drejtë. Kishim dy mënyra, duke unifikuar votën e partisë me kandidatin. Mënyra e dytë për të shmangur ‘Dushkun’ ishte proporcionali. Ky jep një përfaqësim të plotë, pasi lista jep mundësi të zgjedhësh, burra dhe gra, djem dhe vajza, që të përfaqësojnë një klasë politike dhe një parlament më efektiv. Në këtë sistem përfaqësohen të gjitha ngjyrat. pavarësisht nga ngjyra, vota duhet të përfaqësohet në parlament. Sistemi proporcional rajonal, ka një meritë të madhe edhe ne qeveri, ka një përfaqësi me një qeveri të fortë dhe një opozitë të fortë” - vijoi më tej Berisha. Lideri shumicës tha se ndryshimi i sistemit u bë edhe për t’u vënë fre ambicieve të partive të vogla, për ta degraduar procesin, duke nxjerrë pretedentë fiktivë për kryeministër. Në këtë kuadër Berisha është shprehur krejt në kundërshtim me pretendimet e kreut të LSI-së për postin e kryeministrit, duke e konsideruar pretendimin, si politikisht jokorrekt, në rast se vetë formacioni politik nuk synon dhe nuk verifikohet si partia e parë në vend. ”Meta nuk mund të bëhet kryeministër pasi nuk është parti e parë, theksoi kryeministri Berisha, duke bërë komentin e parë politik, lidhur me njërin nga aspektet më përplasës në radhët e së matjës. Nuk mund të thotë një parti e vogël që dua të marr qeverinë dhe dua të bëhem kryemistër, në një kohë kur renditet pas të tretave. Të mos harrojmë, tha Berisha, se këto deklarata i thotë ai që ka qenë dhunuesi më i madh i zgjedhjeve të vitit 2001, zgjedhje të cilat u quajtën të vdekura nga Komuniteti Ndërkombëtar. Ishte njëra nga deklaratat më të paprecedenta të Brukselit, ajo kur tha se Parlamenti shqiptar, pas deformimeve nuk shprehte më përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë” - u shpreh ndër të tjera në intervistën e gjatë që kryeministri shqiptar dha me një panel analistësh në Tv Klan.