CEZ Kompania dem 45 mije Euro vetem ne 12 ore

Kompania e furnizimit me energji elektrike, “CEZ Shpërndarje” njofton se vetëm në 12 orët e fundit, kompanisë i janë vjedhur 5 transformatorë të tjerë.
“Fenomeni i vjedhjes së transformatorëve dhe linjave të tensionit të shpërndarjes së energjisë elektrike vazhdon me ritme alarmuese”, citojnë burime pranë saj.
Duke shtuar se pesë transformatorët e vjedhur janë: një në Skurraj (Laç), një në Vukaj (Shkodër) dhe tre në Dukagjin (Shkodër).
Autorët e këtyre vjedhjeve jo vetëm i kanë shkaktuar kompanisë një dëm financiar prej 45.000 Euro, por edhe kanë lënë pa energji komunitetin dhe klientët tanë në këto zona.
Pesë transformatorët e vjedhur në këto 12 orë e çojnë në 40 transformatorë dhe 62 km linjë numrin e vjedhje të aseteve të “CEZ Shpërndarje”-s, që nga tetori 2010.
“CEZ Shpërndarje” po e lufton këtë fenomen negativ me të gjitha mjetet që disponon, por këto përpjekje nuk mund te sjellin zgjidhje pa ndihmën e organeve të rendit dhe institucioneve të tjera të shtetit shqiptar.
Fatkeqësisht, vjedhjet e këtyre aseteve nuk dëmtojnë vetëm kompaninë, por edhe konsumatorin shqiptar, pasi këto vjedhje ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit si dhe në tarifat e energjisë.
“CEZ Shpërndarje” gjithashtu, në përpjekje për frenimin e këtij fenomeni, kërkon ndihmën e klientëve të saj që në rast se janë dëshmitarë të këtyre vjedhjeve të informojnë policinë e rendit apo dispeçerinë e kompanisë.