E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Ne 4 vite kudo ne Shqiperi do te ndertojme rrjetin e ujitjes me modern” Qamil Xhani

Kryeministri Sali Berisha ka premtuar dje rritjen e pensioneve per fshatin dhe shtimin e investimeve ne infrastrukture ne te gjitha zonat ruale. Ne fjalimin e mbajtur, ne inaugurimin e rruges Kozare-Kucove, nje investim me vlere 163 milione leke, kryeministri u shpreh se mazhorances aktuale eshte forca politike e premtimeve te mbajtura. Ndersa ka bere ironi me opoziten, duke e cilesuar si “aleanca e ngjalave”. “

Le te ecim ne Perpara per te bere cdo dite e me shume fshatin tone, komunat tona me te begata. Le t’i leme ata me ngjalat e Nard Kokes, se nje e nga nje do t’i ngecin ne fyt. Po vellezer, Aleanca e ngjalave. Ne, fjalen njeri-tjetrit dhe te punojme per te shnderruar ne vepra te gjitha premtimet tona”, tha dje Berisha. Kryeministri eshte ndalu ne ceshtjen e investimeve, duke u shprehur se ekonomia shqiptare ka njohur rritje. “Eshte fakt i pamohueshem se Shqiperia eshte rritur ekonomikisht me shpejtesi te madhe, por kjo rritje eshte vaditur diten dhe naten, eshte vaditur cdo ore, cdo dite, cdo jave, cdo muaj me djersen tuaj te ballit, me punen tuaj te ndershme”, tha ai. Kryeministri ka premtuar se investimet per zonat rurale nuk do te mungojne dhe gjate mandatit te ardhshem. Ai ka shtuar se ne 4 vitet qe vijne do te punohet me shume per projektin e ujitjes. “Ne premtuam se do t’ju ndertojme ju infrastrukturen rrugore te njejte me lagjet e qyteteve. Ne kemi ndertuar dhe rindertuar 8 mije kilometra rruge rurale. Ne do te ndertojme dhe rindertojme cdo kilometer rruge rurale qe ka mbetur per t’u ndertuar. Ne kater vitet qe vijne ne do te ndertojme ne Kozare, ne Berat dhe kudo ne Shqiperi rrjetin e ujitjes me modern qe ekziston sot ne ndonje vend”, u shpreh Berisha. Lidhur me investimet ne infrastrukture, Berisha informoi banoret e Beratit dhe Kozares se do te fillojne punimet ne dy segmentet shtese qe ka kerkuar komuniteti i zones: rikonstruksioni i hyrjes se qytetit te Kucoves, si dhe rikonstruksioni i aksit Polovine-Drize. “Ne i mbajme fjalet tona dhe i bejme ato realitet. Ne premtuam vite me pare se do te dyfishojme pensionet e fshatit. Ne i kemi dyfishuar ato dhe do te vazhdojme t’i rrisim. Ne premtuam se do te subvencionojme projektet. Kater vitet qe shkuan ne kemi subvencionuar 42 mije projekte ne fshat”, u shpreh kryeministri. Kryeministri shtoi se per zhvillimin e fshatit do te vazhdoj dhe subvencioni i fermereve duke u dhene me shume mundesi zhvillimin. “ Ne kete qark te burrave dhe grave punetore te shkelqyer, ne kemi subvencionuar me shume se kudo tjeter. Ne kemi subvencionuar 2600 hektare ullishta, pemetore, vreshta, sera e kultura te tjera. Ne qarkun e Beratit ne kemi mbeshtetur me subvencion 6840 fermere. Une jam sot ketu per t’ju dhene fjalen se ndihmen per ju do ta 3-fishojme ne mandatin e ri”, u shpreh kreu i mazhorances.

Investimi ne Kozare, perfitojne 25 mije banore

Rikonstruksioni i rruges Kozare-Kucove eshte nje projekt i financuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve, me vlere 163 milione leke. Rruga Kozare-Kucove eshte e gjate 3.82 kilometra dhe lidh qendren e komunes Kozare, me qytetin e Kucoves. Investimi eshte pjese e nje nderhyrjeje te integruar qe Fondi Shqiptar i Zhvillimit po kryen ne kuader te strategjise rajonale te zhvillimit ne qarkun e Beratit. Pjese e kesaj nderhyrje jane dhe dy rruget e tjera Grekan-Vlashuk, 13.5 kilometra dhe Kozare-Fiershegan 18.1 kilometra, punimet e te cilave jane ne zbatim. Ne pjesen urbane, rruga ka nje gjeresi asfalti prej 5-6 metra dhe eshte e pajisur me trotuare ne te dy krahet dhe eshte e pajisur me te gjithe elementet e nevojshem te infrastruktures, perfshire sinjalistiken rrugore. Pjese e ketij investimi ka qene dhe zgjerimi i ures ekzistuese te Kozares, qe sot eshte me dy kalime. Ne fjalen e tij, Kryeministri eshte shprehur se ne qarkun e Beratit deri ne Lushnje jane ndertuar dhe rindertuar 500 kilometra rruge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›