E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ne 4 vitet qe vijne fshati do ti ngjaje me shume qytetit

Pasditen e sotme Partia Demokratike ka zhvilluar Konventën” Për më shumë mbëhstetje ndaj fermërëve”, ku është prezantuar programi i kësaj partie dhe Shqipërinë rurale dhe bujqësinë. Në këtë konventë kanë folur figurat më të larta të Partisë demokratike, por edhe fermerë dhe personaliterte të rëndësishme.

Berisha: Mandati i ri do jetë i rrugëve të pashtruara, energjisë e ujësjellësve
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha u zotua se në 4 vitet që vijnë qeveria e tij do bëjë çdo gjë që fshati t’i ngjajë sa më shumë qytetit dhe premtoi shumëfishim të prodhimeve bujqësore. Ai tha se mandati i ri do jetë i rrugëve të pashtruara, energjisë e ujësjellësve.

“Jam këtu për t’u zotuar se 4 vitet që vijnë cdo fshat shqiptar do llamburitë nga dritat njësoj si lagjet e qyteteve tona. Ne kemi ndërtuar 8 mijë km rrugë. Unë dua t’i garatoj fermerët se tapetet e kuqe ku kaloj s’do më bëjnë të mos shoh gropat pranë tyre për të asfaltuar cdo km rrugë të mbetur, mandati i ardhshëm garanton përfundimin e infrastrukturës moderne, vrapi im s’do ndalet kurrë deri sa fëmijët e tyre të ulen në të njëjtat shkolla si fëmijët e qytetit, vrapi s’do ndalet kurrë deri sa të garantojmë ujë të rrjedhshëm për cdo fshat. Sukseset nuk na pengojnë të shohim vështirësitë”- premtoi kryeministri.
Berisha shprehu nderimin e tij më të thellë për cdo fermer shqiptar, për punën e tyre të palodhur, nga e cila sic tha ai ne përfitojmë në cdo vakt dhe e cilësoi atë si kujdestarin e Zotit që qëndis tokën, kodrat e fushat.
“I garantoj ata se ne jemi krenarë me ta. Janë ata që me këtë dashuri krijojnë të mirat që gëzojmë ne në cdo vakt, në cdo rast. Fermerët janë qytetarë që jetojnë vështirësi të mëdha, ata të ngjallin respektin më të thellë, kur ne vazhdojmë gjumin e mëngjesit ata zgjohen pa gdhirë, puna për ta s’mbaron kurrë, nga lopa kalon tek kopshti, më pas në arë. Ne iu detyrohemi atyre shumë më tepër nga sa kemi bërë”, tha Berisha.
Berisha nënvizoi se këto kohë ka hartuar programin e 4 viteve që vijnë me ekspertë, specialistë e akademikë të shkëlqyer, por edhe me fermerët për mandatin e ardhshëm.
Kryeministri theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij për të vijuar mbështetjen për fermerët përmes trefishimit të granteve.
“Zotimi është solemn se do të financojmë, do të nxisim prodhimin në çdo fushë, në çdo fshat, në çdo rreth në mbarë Shqipërinë. Ne jemi të vendosur katër vitet që vijnë të bëjmë shumë më tepër për fermerët shqiptarë për Shqipërinë rurale, përpara përpara, përpara.”-përfundoi kryeministri.

Topalli: Kemi nxjerrë fshatin nga izolimi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e vuri theksin në arritjet e kësaj qeverie për përmirësimin e kushteve të jetesës në fshat. Sipas saj me punën që qeveria Berisha ka bërë në këto tetë vjet, jo vetëm që e ka nxjerrë fshatin nga izolimi, por nëpërmjet shërbimit të interneti falas në të gjitha pikat e postës shqiptare e ka lidhur atë me botën.
Zhvillimi i fshatit sipas Topalli është zhvillimi i Shqipërisë dhe se PD ka punuar fort gjatë këtyre viteve, por ka dhe shumë për të bërë.
“Kjo do të realizohet gjatë katër viteve të ardhshme. Ne duam t’i trajtojmë njësoj të gjithë qytetarët e këtij vendi, pavarësisht se ku banojnë. Ne e dimë se çfarë duhet bërë tjetër dhe ne do ta bëjmë këtë gjatë 4 viteve të fundit. Zhvillimi i fshatit është zhvillimi i Shqipërisë, në jemi ndryshimi përpara, përpara përpara.”- përfundoi Topalli.

Patozi: Rama bllokon zhvillimin e fshatit
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi deklaroi gjatë konventës se Partia Demokratike do vazhdojë të punojë fort për lidhjen e zonave rurale me akset kombëtare, por edhe për t’ju ofruar atyre më shumë arsimim e teknologji moderne.
Ai akuzoi Ramën se me alternativën e tij të bllokimit nuk e do zhvillimin e fshatit.
“Zoti Rama ka një vizion të krijuar në odën e tij të fantazive, ai s’do që Shqipëria rurale të zhvillohet, nuk punon që gjithë shqiptarët të zhvillohen njësoj, do të vërë mur bllokues për zhvillimin e fshatrave, duket se ai thellë thellë e urren fshatin, banorët e Shqipërisë rurale i ka konsideruar si injorantë që votojnë Saliun”, tha Patozi.
Sipas Patozit strategjia e tij elektorale, përbëhet vetëm nga axhenda e tij personale.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›