Meta: LSI-ja respekton paktet me aleatët. Merr vendime të drejta
Koplik- Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI ka prezantuar sot kandidatin e saj për deputet në zonën e Koplikut.
Lideri i kësaj force politike, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ritvan Hebenit tha se LSI-ja nuk shkel marrëveshjet me aleatët.
LSI-ja por është forcë politike që në çdo kohë ka treguar se di të marrë vendimet më të drejta,-tha Meta.
Sipas Metës 23 qershori është dita e shqiptarëve, LSI-ja është konfirmuar si një forcë politike bashkëpunuese që ka treguar se di të respektojë marrëveshjet.
Meta vijoi duke thënë se LSI-ja në çdo kohë ka marrë vendimet më të drejta në shërbim të prosperitetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.