Berisha: Në Francë mora mbështetje, integrimi do bazohet në meritë
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha, i kthyer nga vizita e tij në Francë ku mori pjesë në Kongresin e 20-të të PPE, njoftoi deputetët e grupit të PD-së parlamentar për detajet e vizitës.
Berisha bëri me dije se gjatë takimit me homologun e tij francez Francoise Fillon, mori mbështetjen e tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, proces ky që sipas tij do të bazohet në meritë.
“Marëdhëniet politike midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Franca mbështet aspiratën e shqiptarëve për integrin Euroatlantik dhe Europian. Është promotor i proceseve integruese. Për qeverinë time procesi i integrimit është një proces i bazuar në meritë dhe për shqiptarët duhet të jetë kryekëput i bazuar në meritë dhe nga ana tjetër qeveria do të bëjë gjithçka për të përmbushur të gjitha kërkesat e domosdoshme për procesin e integrimit”- nënvizoi Berisha.
Shefi i qeverisë shqitpare deklaroi se njoftoi kryeministrin francez, për situatën politike dhe për bllokimin e pazakontë që sipas tij opozita shqiptare i bëri për 2 vjet integrimit të vendit.
“E njohja me bllokimin që opozita i bëri procesit për 2 vite më radhë, rast unik në Europë duke mos votuar ligjet me 3/5 duke menduar se do bllokojë statusin për dy vite me radhë dhe do të dëmtojë qeverinë “,- deklaroi Berisha.
Berisha u ndal në suksesin e Kongresit të PPE, që Sarkozi e deklaroi si rithemelues të Europës pasi ai parapriu samitin e Brukselit, ku u vendos dhe firmosja e qeverive të zonës euro të një traktati të ri, që përbën bazat e financave të këtij shekulli, për BE, vendet anëtarë dhe të gjithë ata që aspirojnë në BE.
Kryeminsitri Berisha në përfundim të fjales së tij bëri me dije se u kthye nga Franca me garancinë e marrë për pjesëmarrjen e kompanive franceze në projektet e energjisë së rinovueshme si dhe në fusha të tjera ekonomike dhe kulturore.
(el.me/BalkanWeb)