E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Bibliotekë bashkiake për Tiranën

TIRANE- Ndërtimi i një biblioteke bashkiake universitare në Tiranën u përmend nga kryebashkiaku, Lulzim Basha, në Universitetin Amerikan të Tiranës, ku u përurua biblioteka me një fond prej 50 mijë librash. Ndërtimi i kësaj biblioteke ishte edhe një nga premtimet elektorale të Bashës.

Zoti Basha, duke sjellë në vëmendje angazhimin e tij gjatë fushatës për ngritjen e një biblioteke bashkiake tha se :“Bashkia do të marrë përgjegjësi të plota, për një akses sa më të madh dhe më të pasur ndaj librit në qytetin e Tiranës, por Bashkia nuk mund të anashkalojë, as të mbyllë sytë apo të tregohet indiferente ndaj energjisë së jashtëzakonshme që përfaqëson bota universitare në Tiranë”.

Në mbështetje të këtij qëllimi, Universiteti Amerikan i Tiranës i ka dhurur para pak javësh Bashkisë së Tiranës një sasi prej 3 mijë librash, pjesë e fondit të bibliotekës së saj. Drejtues e këtij universiteti, bënë të ditur se brenda janarit, biblioteka e tyre do të shtohet edhe me 25 mijë libra. I gjithë ky fond është dhuratë e organizatës amerikane International Book Project me mbështetjen e USAID.

Kjo pasuri librash do të jetë e arritshme për të gjitha institucionet universitare të Tiranës e më gjerë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›