Berisha: Ne bëjmë rrugë, Rama bën “ciu-ciu”
12/03/2012 Kryeministri njihet me projektet për zgjatimin e bulevardit të Tiranës
“Shpreh nderimin për qytetarët e Tiranës, që më 8 maj u ndanë nga Blloku”
Kryeministri Berisha u shpreh tejet i kënaqur kur pa nga afër projektet për zgjatimin e bulevardit të Tiranës dhe rehabilitimin e lumit të Lanës, por nga ana tjetër shprehu keqardhjen që kjo punë nuk ishte bërë më parë. Duke vlerësuar punën e pak muajve të kreut të ri të Bashkisë së kryeqyteti, Lulzim Basha, kreu i qeverisë kritikoi punën e munguar të ish-kryebashkiakut Edi Rama. “Janë humbur së paku 8 vjet, nuk po them 11, dhe kjo jo se Tirana nuk kishte urbanistë, arkitektë e njerëz të mendimit. Aspak! Por sepse babëzia boshtëzoi gjithçka te betoni e leja e ndërtimit. Kjo është e vërteta. Leje pas leje, beton pas betoni Tirana, që kishte një nga treguesit e gjelbërimit ndër më të mirët, u shndërrua në një qytet që po humbiste frymëmarrjen e tij. Por ky ekip i ri, që qytetarët e Tiranës votuan pak muaj më parë, në një hark kohor të shkurtër, me dashuri e përkushtim për qytetarët e qytetin e tyre ia dolën të sjellin këtë zhvillim madhor dhe u deshën gjithsej disa muaj”, - tha Kryeministri Berisha në fjalën e tij. Me këtë rast ai i dërgoi edhe mesazh publik Ramës. “Shpreh nderimin e madh për qytetarët e Tiranës, të cilët më 8 maj u ndanë nga Blloku e bllokimi. Tani ish-kryetari do të ketë parqe të panumërta për të bërë ‘ciu-ciu’ nga mëngjesi gjer në darkë. Edhe në moshën dixhitale e sollëm, kështu që të vazhdojë”, - tha kreu i qeverisë. Berisha pa dje projektet për zgjatimin e bulevardit të Tiranës, që u prezantuam pak ditë më parë në konkursin ndërkombëtar të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Maketet e 7 projekteve të studiove të njohura në botë (DAR Group Turkey & United Kingdom, Grimshaw Architects, West 8, Albert Speer & Partners, Cino Zuçhi Architetti, Gerkan Marg & Partners dhe Kees Christianse & Partners) janë vendosur në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Ai iu bashkua në këtë vizitë qytetarëve të Tiranës, të cilët po ndjekin me interes e kërshëri këto projekte, pas procesit të konsultimit me ta që ka iniciuar Bashkia e Tiranës për të tërhequr opinionet e tyre për përzgjedhjen e projektit fitues. “Çdo qytetar i Tiranës dhe çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të ëndërrojë e kërkojë të ketë në Shqipëri një nga metropolet më të bukura e të zhvilluar të rajonit, të ketë një metropol simotër të metropoleve të mëdha europiane. Ndaj ky përbën një zhvillim historik”, - deklaroi Kryeministri. Shefi i ekzekutivit, pasi u njoh me karakteristikat dhe elementet e secilit projekt për sa i përket vizionit për organizimin urbanistik, shfrytëzimit të hapësirës publike, hapësirave të gjelbra etj., në mënyrë miqësore sugjeroi që, nëse vetëm tri elemente: bulevardi, lumi e parqet, do të realizoheshin në këto projekte, Tirana do të ishte krejt tjetër. “Është një shans historik për këtë qytet që të ketë parqet që meriton, të ketë mushkëritë e frymëmarrjes së tij; është një shans historik për këtë qytet, që vendoset midis dy lumenjve. Këto elemente të integruara i japin Tiranës një dimension të ri, duke formuar një kompleks ndër më të gjelbëruarit dhe funksionalët, nga kodrat e Liqenit te kodrat e Paskuqanit”, - tha ai.
Rama ironizon Berishën në “Twitter” në lidhje me planin urbanistik
Projekti për zhvillimin e Tiranës ka sjellë replikat mes dy drejtuesve kryesorë në politikë. Sikundër është e ditur tashmë, shkëmbimin e replikave mes dy drejtuesve e gjejmë njërën në deklaratë publike e tjetrën në rrjet social. E njëjta situatë ishte dhe dje, ku pas shpalosjes së vizioneve të Kryeministrit Berisha mbi zhvillimin urbanistik të Tiranës erdhi dhe reagimi në “Twitter” i kreut socialist Edi Rama, ku siç pritej do të ironizonte një deklaratë të tillë. Pas vizitës që bëri në Muzeun Historik Kombëtar, ku pa nga afër maketet mbi të cilat do të përqendrohet zgjatimi i bulevardit, Kryeministri Berisha iu kundërvu praktikës së ndjekur nga Rama në krye të Bashkisë së Tiranës, por dhe vetë qëndrimeve që i bën me dije përmes “Twittert”-it. Sipas Berishës, Rama betonizoi Tiranën, ndërsa me këtë projekt do të kemi më shumë parqe, duke i dhënë mundësi kreut të PS-së “të cicërojë” gjithë ditën. Nga ana e tij Rama ka reaguar në “Twitter”, ku duke e krahasuar Berishën me një prej emrave më famëkeq të skemave piramidale të vitit 1997 u shpreh se “Saliu dhe urbanistika janë si Sudja dhe makroekonomia. Aq sa mund të sillte Sudja zhvillim ekonomik, aq mund të sjellë Saliu zhvillim urbanistik.