E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ne do vazhdojmë me vepra, Ramës tia ngecim në fyt ngjalat e Nard Kokës

berisha ne kasharKryeministri, Sali Berisha zhvilloi një paraditen e djeshme një bashkëbisedim me banorët e Kasharit. Duke folur para tyre, kreu i qeverisë, premtoi hapjen e hipotekës në çdo komunë, deri në regjistrimin e çdo metri tokë. Ne po bëjmë së pari, hartën dixhitale, që është më e sakta e tokës, që të marrë fund çdo lloj ngatërrese me mbivendosjen e tokës. Së dyti, ne kemi autorizuar kryetarët e komunës për të dhënë çertifikatat e plota të tokës. Së treti, për tjua thjeshtuar juve problemin, jemi interesuar për hapjen e zyrave të hipotekës në çdo komunë gjeri në kompletimin e plotë të tokës. Unë kam mirëkuptim të plotë për shqetësimin tënd dhe të garantoj se ky proces do marrë shumë shpejt, zgjidhjen përfundimtare. Ka qenë një problem burokratik shumë i madh, Ka me qindra fermerë se i kanë copat e letrave pa firmë e vulë, por ata që i kanë lëshuar kanë lëshuar akte të papërgjegjshme ndërsa tani çdo gjë do zgjidhet me çertifikime nga komuna pa nevojën e qarkut, ministrisë apo tjetër. Dy vendimet e para janë kaluar dhe botuar, ndërsa fare afër do bëhet edhe zyra e hipotekës në komuna, tha kryeministri Berisha. Duke u ndalur tek infrastruktura në vend, kryeministri ka ironizuar  deklaratat e kryesocialistit Rama për ndërtimin e rrugëve në vend. Ju përgëzoj se e keni shndërruar Kasharin në një lagje shumë të lakmueshme të kryeqytetit të vendit dhe unë dua të dëgjoj fjalën tuaj që programi i katër viteve që vijnë. Ne do vazhdojmë me veprat kurse shokut Edi Rama le tia ngecim në fyt, ngjalat e Nard Kokës. Ai zotëria që thotë se ne bëmë rrugë sa vija ajrore për në Tokio, e ka matur tokën me metra katrorë, sepse nuk është ashtu. Sepse rrugët e ndërtuara tani janë mbi 13 mijë km dhe do vazhdojnë të bëhen, sepse prapë kemi, deklaroi kryeministri, Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›