E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Darka e Gjirit të Lalzit hapi rrugën e aleancës me Metën

21 Janari është një nga arsyet përse kapërceva historitë e pakëndshme me Metën

rama-ts2203Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një intervistë për emisionin Top Story të Sokol Ballës deklaroi se shumë shpejt do paraqesin një kartë parimesh për aleancën me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai tha se kjo kartë do paraqitet përpara se të bëhet publik koalicioni opozitar. Rama tha se gjithçka nisi në darkën e famshme në Gjirin e Lalzit, pasi aty mori rrugë komunikimi mes tij dhe Ilir Metës. Rama tha se ka pasur shumë njerëz, miq të Metës dhe Ramës, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që kanë ndërhyrë për këtë aleancë. Rama tha se është bashkuar me Metën pasi vendi ka nevojë ulëritëse për të larguar pengesën kryesore, pushtetin familjar të Sali Berishës. Nuk mund tu lëmë shqiptarëve në qafë një parti të katandisur në një SHPK dhe një kryeministër që na turpëron sepse nuk ka asnjë lidhje me Europën ku duam të integrohemi, tha Rama. Kemi qenë së bashku me Ilir Metën kur kemi nisur transformimin e Tiranës, tha Rama, duke premtuar një qeverisje radikalisht më ndryshe nga ajo e Berishës.
KQZ
Rama akuzoi kryeministrin se ka rrënuar institucionet demokratike, ekonominë dhe imazhin e ekonomisë në sytë e botës. Sot ka patur një deklaratë të troçtë në lidhje me atë çka ka ndodhur me KQZ-në. Durimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe popullit shqiptar ka sosur, u shpreh Rama. I pyetur nëse shumica do të miratojë lirimin e anëtarit të KQZ të propozuar nga LSI, Rama tha se edhe në këtë rast do të mund të shikoni se logjika e këtij bashkimi nuk është ajo që dikur shkaktoi ndarjen apo ajo që në momente të caktuara, qysh nga viti i keq i ndarjes bëri të pamundur bashkëpunimin. Logjika e bashkimit nuk bazohet tek pretendimet e pjesshme të një pale për një palë por për ndërtimin e një projekti të përbashkët strategjik të bazuar mbi një kartë parimesh dhe në vetëdijen se u detyrohemi shqiptarëve një transformim që e presim prej vitesh dhe që nuk e kanë. Ne nuk shkelim ligjin.
21 Janari
I pyetur se si do të mund ta kapërcejë 21 Janarin, Rama u përgjigj se duke parë gjithë përmbledhjen tuaj do ti ftoja të gjithë ti bënin pyetjen vetes pse Edi Rama e ka kapërcyer aspektin personal. Si ka mundësi që i ka harruar gjitha këto? Përgjigja e kësaj pyetjeje është se mbase në jetën private mund të ndodhë ndryshe por në jetën publike. Nuk do të vijë një pushtet personal për mua por një transformim për Shqipërinë duke larguar përfundimisht nga skena njeriun që e mban peng Shqipërinë me një histori shumë të gjatë. Gjithçka tjetër sado idealist dhe bukur të jetë shkruar siç është programi ynë mbetet vetëm një copë letër që harrohet. Rama këmbënguli se, 21 Janarin e mbajnë hapur ose ata të cilët shohin bashkim me sytë e Bulevardit. Pra ose të lënduarit drejtpërdrejtë ose ata që vranë dëshmorët e 21 Janarit. Apo justifikuan me burimet e propagandës vrasjet. Këta të dytët unë i neveris. Këta që po ndyejnë penën me gjakun e 21 Janarit apo të tjerët në pushtet që ngjyejnë gjuhën me gjakun e 21 Janarit u neveris. U kam lënë mallkimin e zotave. Këta të tjerët që janë emocionalisht të përfshirë në 21 Janarin janë ata që më bëjnë të mos lodhem kurrë së shpjeguari një të vërtetë shumë të thjeshtë. Bashkimi ynë është e vetmja fuqi që e garanton 21 Janarin si një çështje që nuk mund të mbyllet si farsë. Bashkimi ynë sjell fitoren e PS dhe të gjithë këtij koalicioni. Sjell vendosjen time personalisht dhe gjithë forcës sonë politike jo përballë përgjegjësisë për të folur për 21 Janarin por për të krijuar kushtet që drejtësia të bëjë drejtësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›