E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Të çlirojmë Parlamentin nga presioni i Greqisë

Komuniteti çam proteston përpara Kuvendit, për miratimin e rezolutës

PDIUPërfaqësues të komunitetit çam kanë protestuar ditën e djeshme përpara Parlamentit duke kërkuar nga këta të fundit votimin e rezolutës çame. Protestës së komunitetit çam i janë bashkuar edhe përfaqësues të ardhur nga Kosova, si shkrimtari dhe politikani Adem Demaçi, dhe deputetja Flora Brovina, por nuk munguan edhe përfaqësues të Shoqatës “Vatra” të Preshevës. Teksa përshëndeti tubimin, Adem Demaçi tha se ky është shekulli i shqiptarëve të cilët nuk duhet të luftojnë për të drejtat e tyre. Ne kur ishim për burgjet serbe e kemi kujtuar motrën tonë Çamëri dhe fatin e zi të popullit që mbeti rrugëve të botës. Sot fryjnë erëra të tjera, ky është shekulli i shqiptarëve dhe në fund të fundit do jemi fitimtar, por nuk duhet të heqim dorë nga të drejtat tona për liri dhe barazi, tha Demaçi.  Nga ana e tij Presidenti i Nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini akuzoi Partinë Socialiste për votimin e vitit 2004 dhe u shpreh se duhet t’u vij turp për atë që kanë bërë. Në vijim, Muhedini vlerësoi punën e Idrizit dhe Tahirit në Parlament ndërsa  u shpreh i bindur që në zgjedhjet e ardhshme PDIU do të përfaqësohet me pesë deputet.
Idrizi
Në fjalën e tij, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi që Parlamenti të çlirohet nga presioni grek dhe të marrë në shqyrtim Rezolutën Çame, me qëllim kthimin e dinjitetit të shqiptarëve. Ne jemi pas 9 vjetëve para këtij parlamenti, por jemi komplet ndryshe, sepse ne kemi ardhur sot që ta çlirojmë Parlamentin e shqiptarëve nga presioni i Greqisë. Parlamenti shqiptar është nën presionin e Greqisë dhe ne sot kemi ardhur ta rrethojmë me presionin e shqiptarëve. Ju e dini, që grekët janë të famshëm për Kalin e Trojës, prandaj unë ju bëj thirrje të gjithëve bashkë, ta nxjerrim Kalin e Trojës nga Parlamenti shqiptar. Partitë e mëdha po hynë në garë për miratimin e projektrezolutës. Ata që e votuan atëherë dhe e fshehën për tetë vjet, sot na e paraqesin ne përpara. Shqiptarët e Çamërisë nuk kanë nevojë për konfirmim, por që ajo rezolutë, në qoftë se është e miratuar të hyjë në Fletoren Zyrtare dhe të marrë fuqi ligjore”, tha Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›