E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ne fitues në 2013, të ndihmojmë njëri-tjetrin për krizën

Kryeministri Berisha, i bindur në fitoren e PD-se ne 2013-tën, u ka bërë ftesë lidervë të CDI të vëzhgojnë zgjedhjet në Shqipëri.

“Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve dhe ju ftoj të vini, të dërgoni vëzhgues në këto zgjedhje. Duket sikur Partia Demokratike e Shqipërisë do të ketë një mandat të ri sepse ka treguar një angazhim të palëkundur dhe besim të fortë ndaj lirisë dhe vlerave që ndajmë sëbashku” deklaroi ai.

Në fjalimin e tij “Kthimi tek liritë si rruga e daljes nga kriza” në takimin e liderëve të CDI në Romë, Berisha i është referuar dhe reagimeve në botën myslimane, pas shfaqjes së filmit “Pafajësia e Myslimanëv”, ku theksoi se Imamët në Shqipëri ishin të zemëruar, por ata i bënë thirrje ndjekësve të tyre, në respekt të profetit të adhuruar Muhamed, të japin gjak për fëmijët talasemik, të sigurojnë libra falas për të rinjtë, për t`i edukuar më mirë.

“Imamët arritën në përfundimin se kjo është mënyra më e mirë për ta nderuar profetin. Unë besoj se kombi im mund të jap shembuj të mirë në një prej çështjeve më të ndjeshme të kësaj kohe, një tjetër mënyrë që kemi zgjedhur për të afruar vendet e pranverës arabe me Këshillin e Evropës.”- theksoi kryeministri.

Duke mbetur te kriza ekonomike, Berisha vlerësoi se kjo do të jetë një periudhë e gjatë, ndërsa bëri thirrje që të shqyrtohen mundësitë që kjo krizë të mos zgjerohet në zona të tjera.

Më herët, në kuadër të pjesëmarrjes në këtë aktivitet të rëndësishëm, me ftesë të Kryeministrit Italian, Kryeministri Berisha mori pjesë në një drekë të shtruar për nder të kryeministrave pjesëmarrës në këtë aktivitet.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›