AK tubim në Pejë, nis fushatën për 100 vjetorin e Pavarësisë

Aleanca Kuq e Zi ka zgjedhur Kosovën dhe konkretisht qytetin e Pejës për të nisur fushatën për 100 vjetorin e pavarësisë, ku ka dhuruar flamuj kuq e zi për qytetarët pejanë.
Nën moton “një flamur në çdo dritare dhe në çdo qytet shqiptar”, AK bëri të ditur se deri në datën 28 tetor kjo parti ka programuar mbi 10 mln flamuj për shpërndarje në të gjithë qytetet shqiptare.
Aleanca Kuq e Zi ndër të tjera ka shpallur dhe axhendën e festës së 28 nëntorit, ku ka paralajmëruar tubim në kufirin e Morinës me pjesmarje të gjithë shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit.
“Do të festojmë me shqiptarët dhe jo me tradhëtarët”, thanë aktivistët e Aleancës Kuq e Zi në përmbyllje te aktivitetit në Pejë.