Bodigardi i pronarit të fabrikës së çimentos në Krujë dhunon gazetarin e Shekullit
Share
Gazetari i Shekullit, Dashamir Biçaku, është dhunuar në hyrje të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, nga bodigari i pronarit të fabrikës së çimentos në Krujë, ku u vra disa javë më parë palestinezi Anuar Rizik.
Mësohet se gazetari ka tentuar që të bëjë një foto të pronarit të fabrikës, në momentin që ai dilte nga policia, ndërkohë që është goditur nga badigardi Çarli Bouri. Ky i fundit ka kërcënuar edhe dy gazetarë të tjerë.
Pronari i fabrikës së çimentos ishte thirrur për të dëshmuar për atentatin ndaj palestinezit Anuar Rizik, ish-administrator i fabrikës. Gazetari tashmë ka bërë kallëzim penal në polici.