E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU 4 mije vete pjesemarres ne mitingun e Vlores

Takimi

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet celi dje fushaten zgjedhore ne Vlore qytet ky ku PDIU-ja gezon nje mbeshtetje te madhe. Perpara me shume se kater mije mbeshtetesve ne Pallatin e Sportit te qytetit te Vlores drejtuesit e PDIU-se kerkuan voten e qytetareve te Vlores si qyteti ku u ngrit flamuri kombetar dhe ku vijon te mbetet gjalle amaneti i te pareve. Gjate fjales se tij kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi beri thirrje qe te gjithe te mbeshtesin PDIU-ne si partia e ceshtjeve te medha te kombit shqiptar si ceshtja kombetare dhe ne vecanti ceshtja came.

Ju ftoj te gjitheve qe te votoni PDIU-ne partine e ceshtjeve te medha partine e te gjithe shqiptareve. Ashtu sikurse eshte edhe Vlora e te gjithe shqiptareve e labeve dhe e cameve vendi ku u ngrit flamuri kombetar dhe ku u krijua shteti shqiptar deklaroi Idrizi nen thirrjet e entuziazmuara te mijerave qytetareve. Nga ana e tij deputeti i PDIU-se Dashamir Tahiri i zgjedhur ne kete qytet beri thirrje qe te mbeshtetet PDIU dhe kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin Ardian Kollozi. Ne sot mbeshtesim kandidaturen e Ardian Kollozit per kryetar te Bashkise Vlore. Sepse Ardian Kollozi pervecse ka qene gjithmone me ne ne Qafe-Bote eshte edhe i vetmi deputet qe ka votuar kunder marreveshjes per varrezat e ushtareve greke ne Parlamentin shqiptar. PDIU nuk eshte vetem partia e ceshtjes came por eshte edhe partia e perfaqesimit deklaroi Tahiri. Presidenti i Nderit i PDIU-se Tahir Muhedini kerkoi mbeshtetje per te cuar perpara amanetin e te pareve. Ne kemi bere shume gjate kesaj periudhe por na duhet mbeshtetja juaj qe te bejme edhe me shume te cojme perpara amanetin e prinderve dhe gjysherve tane te kthehemi ne ameri deklaroi Muhedini ne kete tubim te madh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›