Berisha Ne pastrojme ate qe hodhi grupi antitunel i Rames
Kryeministri Sali Berisha ne menyre simbolike i dha nisje dje punimeve ne autostraden e re Tirane-Elbasan projekt ky i rendesishem per infrastrukturen ne vend i zgjedhur te nise pergjate fushates zgjedhore. Ne pranine e ministrit te Transportit Sokol Olldashi deputeteve te Elbasanit kandidatit te mazhoranes per kete bashki Durim Hushit dhe po keshtu perfaqesuesve te firmes greke Aktor qe do te kryejne punimet kreu i qeverise shkeli butonin e detonimit dhe beri shperthimin e pare ne germimet per tunelin e Kerrabes. Kryeministri e quajti kete veper realizimin e nje tjeter endrre infrastrukture dhe theksoi se brenda 18 muajve kjo autostrade do te marre fund duke e shkurtuar 50 minuta distancen e Tiranes me Elbasanit. Sipas Berishes pas rruges Durres-Kukes kjo autostrade e re perben vepren e dyte me te madhe publike qe ndertohet ne historine e kombit shqiptar. Kjo autostrade prej 31.7 km me nje tunel 2.4 km te gjate 21 viadukte 7 mbikalime 4 nenkalime shpejtesi levizjeje 120 km ne ore shkurton se paku 50 minuta distancen e Tiranes me Elbasanin shkurton ne 2/3 kete distance dhe de facto e ben Elbasanin qytetin me te afert me Tiranen theksoi Berisha. Sipas tij pervec ketij segmenti rrugor kjo autostrade mbi-pergjysmon distancen mes Tiranes dhe qarqeve te tjera vecanerisht ate te Korces. Nisur nga fakti se ky perurim u zgjodh te behet vetem nje jave perpara zgjedhjeve lokale te 8 majit Berisha i meshoi faktit se kjo veper infrastrukturore do te sillte edhe tregje te reja per punesim dhe do te shumefishonte potencialin turistik te Tiranes Elbasanit dhe Durresit. Por motivet elektorale te nisjes se punimeve ne kete veper u bene me te qarta kur Kryeministri theksoi se kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha i cili ishte edhe deputeti i pare i PD-se ne Elbasan kishte dhene nje kontribut te rendesishem per te bere realitet kete veper te rendesishme publike. Ai u angazhua per kete edhe me princin e Emirateve te Bashkuara Arabe. Ai shpejtoi dhe garantoi financimin e kesaj vepre theksoi Berisha per rolin e Bashes per kete veper. Ne fjalen e tij Berisha shprehu pergezime edhe per kandidatin e mazhorances ne Elbasan Durim Hushin duke theksuar se ai po ben nje pune te shkelqyer ne promovimin e kesaj vepre. Por ashtu si dhe pritej kreu i qeverise nuk harroi te akuzoje perfaqesuesit e opozites si kundershtare te kesaj rruge dhe ndertimit te infrastruktures ne pergjithesi. Ne njesoj si me diamantet po pastrojme pluhurin qe grupi antitunel hodhi ne Parlamentin shqiptar kunder kesaj vepre enderr te shqiptareve u shpreh ne menyre figurative Kryeministri. Sipas tij kryetari i opozites Edi Rama nese do te jete deri ne 2013-n kur rruga te perfundoje do te thote se Berisha udheton me reaktive e jo me me helikopter.